Electrolux EHS68210P Manual de usuario Pagina 2

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 20
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Udhëzime për sigurinë 2
Përshkrimi i pajisjes 3
Përdorimi i pajisjes 5
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 10
Kujdesi dhe pastrimi 11
Ç'të bëni nëse... 12
Udhëzime për instalimin 13
Shërbimi 15
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime për sigurinë
Paralajmërim Lutemi ndiqni këto
udhëzime. Nëse nuk e bëni këtë,
dëmtimet që mund të shkaktohen si
pasojë, nuk do të mbulohen nga
garancia.
Përdorimi i rregullt
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga fëmijët ose persona të tjerë,
aftësitë fizike, ndijore apo mendore, ose
mungesa e përvojës dhe njohurive të të
cilëve, i pengon ata të përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt pa mbikëqyrjen ose
udhëzimet e një personi përgjegjës që të
sigurohet që ata e përdorin pajisjen
mënyrë të sigurt.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Ky aparat duhet të përdoret vetëm për
gatimin dhe skuqjen e zakonshme
shtëpiake të gjellëve.
Aparati nuk duhet të përdoret si sipërfaqe
për punë ose për të ruajtur sende
Nuk lejohen shtime ose modifikime të
pajisjes.
Mos vendosni ose ruani lëngje të
djegshëm, materiale që ndizen shpejt ose
objekte që shkrihen (p.sh. film plastik,
plastika, alumin) mbi ose afër pajisjes.
Siguria për fëmijët
Mbajini larg me çdo kusht fëmijët e vegjël.
Fëmijët më të mëdhenj lërini të punojnë me
aparatin vetëm duke u udhëhequr dhe u
mbikëqyrë.
Për të shmangur ndezjen aksidentale të
pajisjes nga fëmijët e vegjël dhe kafshët, ne
u rekomandojmë që të aktivizoni pajisjen e
sigurisë për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Montimi dhe lidhja e aparatit duhet të
kryhen vetëm nga specialistë të formuar
dhe të autorizuar.
Aparatet e integruara duhet të përdoren
vetëm pas montimit në dollapë dhe
dërrasa të integruara dhe të përshtatshme
sipas normave.
Në rast defektesh të pajisjes ose dëmtim
të qeramikës prej xhami (plasaritje,
gërvishtje ose të çara), pajisja duhet të fiket
dhe të shkëputet nga rryma elektrike, për
të parandaluar mundësinë e shokut
elektrik.
Riparime të aparatit lejohen të kryhen
vetëm nga specialistë të formuar dhe të
autorizuar.
Siguria gjatë përdorimit
Yndyra dhe vajra të tejnxehur marrin flakë
shumë shpejt. Paralajmërim! Rrezik zjarri!
Ka rrezik djegieje nga pajisja në qoftë se
punohet pa kujdes.
Hiqni etiketat dhe fletët e holla nga
qeramika prej xhami.
Kabllot nga aparate elektrike nuk duhet të
kenë kontakt me sipërfaqen e nxehtë të
aparatit ose me enë të nxehta gatimi.
Fikni furnelat pas çdo përdorimi.
Rrezik djegieje! Mos vendosni objekte prej
metali, si thika, pirunë, lugë dhe kapakë
tenxheresh mbi sipërfaqen e gatimit, pasi
ato janë të nxehta.
Siguria gjatë pastrimit
Për t'u pastruar, pajisja duhet të jetë e fikur
dhe e ftohur.
Pastrimi i aparatit me një pastrues me avull
ose me presion të lartë është i ndaluar për
arsye sigurie.
2 electrolux
Vista de pagina 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 19 20

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios