
SHKRIRJA E NGRIRËSIT
Një sasi e caktuar ngrice do të
formohet gjithmonë në raftet e
ngrirësit dhe rreth e përqark
dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e
brymës arrin një trashësi prej 3-5
mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1.
Fikni pajisjen.
2.
Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
3.
Lëreni derën hapur.
4.
Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5.
Ndizni pajisjen.
6.
Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7.
Rivendosni në pajisje ushqimet që
hoqët më parë.
Mos përdorni kurrë vegla metalike
me majë për të kruar brymën nga
avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë.
Mos përdorni asnjë aparat mekanik
apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e shkrirje,
veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Ngritja e temperaturës
së pakove të ushqimit të ngrirë,
gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë
jetën ruajtjes së ushqimit.
KOHË TË GJATA MOS-
PËRDORIMI
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1.
shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike
2.
nxirrini gjithë ushqimet jashtë
3.
shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët e saj
4.
lëreni derën/dyert hapur për të
parandaluar erërat e pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë
herë pas herë për të shmangur
prishjen e ushqimit brenda, në rast
të luhatjeve elektrike.
SHQIP 13
Comentarios a estos manuales