
7. RRAFSHI I GATIMIT - KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
qeramikën e xhamit nuk ndikojnë
në funksionimin e pajisjes.
Për të hequr papastërtitë:
1.
– Hiqni menjëherë: plastmasë dhe
celofan të shkrirë, ushqime me
sheqer. Nëse nuk e bëni, pajisja
mund të dëmtohet nga papastërtia.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
xhamin. Vendoseni kruajtësen mbi
sipërfaqen e xhamit në një kënd të
ngushtë dhe rrëshqiteni tehun
përgjatë sipërfaqes.
–
Hiqni pasi pajisja të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
njollat e ujit, njollat e yndyrës dhe
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Përdorni një pastrues të posaçëm
për qeramikën e xhamit ose
inoksin.
2.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
3.
Në fund, thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.
8. FURRA - PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
8.1 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë derisa
të ftohet temperatura në pajisje.
8.2 Aktivizimi dhe çaktivizimi i
pajisjes
1.
Kthejeni çelësin e funksioneve të
furrës te funksioni i dëshiruar i furrës.
2.
Rrotullojeni çelësin e temperaturës te
një temperaturë.
Treguesi i temperaturës ndizet kur
temperatura e pajisjes rritet.
3.
Për ta çaktivizuar pajisjen, rrotullojeni
çelësin e kontrollit të funksioneve të
furrës dhe çelësin e temperaturës në
pozicionin e fikjes.
8.3 Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Pozicioni fikur Pajisja është e fikur.
Ventilator i
plotë
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve me të njëjtën
temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një raft,
pa përzierjen e erërave. Vendosni një temperaturë të
furrës 20-40 °C më të ulët se për pjekjen Tradicionale.
Gatim
tradicional
Për të pjekur dhe skuqur në një nivel të furrës. Elementët
e nxehjes poshtë dhe lart vihen në punë njëkohësisht.
SHQIP 11
Comentarios a estos manuales