Electrolux EN3441AOX Manual de usuario Pagina 8

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 40
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 7
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
4.1 Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për ngrirjen e ushqimit
freskët si dhe për depozitimin e
ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk
është e nevojshme të ndryshoni
përzgjedhjen mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës
në një përzgjedhje më të lartë për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të
bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje
më të ngrohtë.
Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë në
dhomëzën e sipërme.
4.2 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara se
të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
përzgjedhjen më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ikjes së korrentit dhe
nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në
tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë e
më pas të mund të rivendoset në
ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të
jetë ftohur).
4.3 Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën
ftohëse ose në temperaturën e dhomës,
në varësi të kohës në dispozicion për këtë
proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
të zgjasë më shumë.
8
www.electrolux.com
Vista de pagina 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 39 40

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios