
3.5 EcoMode
Në këtë modalitet, temperatura vendoset
mes +3 dhe +4°C.
Kjo është temperatura më e
mirë për të siguruar ruajtjen
e mirë të ushqimit me
konsum minimal të
energjisë.
Për të aktivizuar EcoMode, shtypni në
mënyrë të përsëritur butonin e
temperaturës derisa të ndizet treguesi
LED pranë ikonës EcoMode.
3.6 Funksioni FastFreeze
Nëse fusni një sasi të madhe ushqimi të
ngrohtë në ndarjen e frigoriferit (për
shembull pasi keni blerë ushqime) ose
ulni shpejt temperaturën në ndarjen e
ngrirësit për të ngrirë me shpejtësi
ushqim të freskët, sugjerojmë të
aktivizoni funksionin FastFreeze për
ruajtjen e duhur të ushqimit.
Për të aktivizuar këtë funksion, shtypni
në mënyrë të përsëritur butonin e
temperaturës derisa të ndizet treguesi
LED pranë ikonës FastFreeze.
Gjithashtu ndizet treguesi LED që i
korrespondon +2°C.
Ky funksion ndalon
automatikisht pas 52 orësh.
Kur funksioni çaktivizohet,
rikthehet cilësimi i
mëparshëm i temperaturës.
Mund ta çaktivizoni këtë
funksion në çdo moment
duke shtypur butonin e
temperaturës dhe duke
zgjedhur një cilësim të ri
temperature.
Ky funksion i korrespondon
si ndarjes së frigoriferit ashtu
dhe asaj të ngrirësit.
3.7 Treguesi i hapjes së derës
Nëse dera është lënë hapur për rreth 5
minuta, aktivizohet treguesi i derës së
hapur. Butoni i temperaturës dhe
treguesi LED i temperaturës së vendosur
aktualisht pulsojnë.
Ju mund ta çaktivizoni këtë
tregues duke mbyllur derën
ose duke shtypur butonin e
temperaturës.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
4.1 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
për ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FastFreeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini, në dhomëzën e
ngrirësit.
Vendoseni ushqimin e freskët që do të
ngrihet në dhomëza e sipërme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakën regjistruese, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
Kur procesi i ngrirjes së ketë përfunduar,
rivendosni temperaturën e kërkuar
(shihni "Funksioni FastFreeze").
Në këto kushte, temperatura
e dhomëzës së frigoriferit
mund të bjerë nën 0°C.
Nëse ndodh kjo, rivendoseni
çelësin e temperaturës në
një vendosje më të ngrohtë.
4.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në dhomëz, lëreni
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales