Electrolux EN3600AOX Manual de usuario Pagina 15

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 64
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 14
8. INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes kapitullin "Të
dhëna për sigurinë" për sigurinë
tuaj si dhe për një përdorim të
saktë të pajisjes, përpara se të
instaloni atë.
8.1 Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit përputhet me
klasën e klimës që tregohet në tabelën e
vlerave në pajisje:
Klasa
e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
8.2 Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve të
nxehtësisë, të tilla si radiatorë, bojlerë,
drita e drejtpërdrejtë e diellit etj.
Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht
përreth pjesës së pasme të pajisjes. Për
të siguruar performancë optimale, nëse
pajisja vendoset poshtë një njësie të varur
në mur, largësia minimale midis pjesës
sipërme të pajisjes dhe njësisë në mur
duhet të jetë të paktën 100 mm.
Sidoqoftë, në rrethana ideale, pajisja nuk
duhet të vendoset poshtë njësive të
varura në mur. Nivelimi i saktë sigurohet
përmes një ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme në bazën e pajisjes.
A
B
100 mm
min
20 mm
PARALAJMËRIM
Pajisja duhet të shkëputet lirisht
nga burimi i energjisë; si rrjedhojë,
spina duhet të jetë lehtësisht e
arritshme pas montimit.
8.3 Distancatorët e pasmë
Dy distancatorët mund t'i gjeni brenda
çantës së dokumenteve.
Ndiqni këto hapa për të montuar
distancatorët:
1.
Lironi vidën.
2.
Vendosni distancatorin poshtë vidës.
3.
Rrotullojeni distancatorin në
pozicionin e duhur.
4.
Shtrëngojini vidat sërish.
2
4
3
1
8.4 Nivelimi
Gjatë vendosjes së pajisjes, sigurohuni që
të qëndrojë e niveluar. Kjo mund të arrihet
nëpërmjet dy këmbëzave të
rregullueshme në pjesën e poshtme
përballë.
SHQIP 15
Vista de pagina 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 63 64

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios