Electrolux EN3850DOX Manual de usuario Pagina 9

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 80
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 8
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ikjes së korrentit dhe
nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në
tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë e
më pas të mund të rivendoset në
ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të
jetë ftohur).
4.2 Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën
ftohëse ose në temperaturën e dhomës,
në varësi të kohës në dispozicion për këtë
proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
të zgjasë më shumë.
4.3 Ngrirja e ushqimit të freskët
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për të ngrirë ushqime të
freskëta si dhe për të ruajtur ushqime të
ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin Fast Freeze të paktën
24 orë përpara se të vendosni ushqimin
që do të ngrini, në dhomëzën e ngrirësit.
Vendosni ushqimin e freskët që do të
ngrini në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllaketën regjistruese, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
4.4 DYNAMICAIR
Kjo dhomëz e frigoriferit është e pajisur
me një pajisje që lejon ftohjen e shpejtë të
ushqimeve dhe një temperaturë më të
njëtrajtshme në dhomëz.
Kjo pajisje aktivizohet automatikisht kur
është e nevojshme, për shembull për
rikuperimin e shpejtë të temperaturës pas
hapjes së derës ose kur temperatura e
ambientit është e lartë.
Ajo ju lejon të ndizni pajisjen manualisht
kur nevojitet (referojuni "Funksioni
DYNAMICAIR ").
Pajisja DYNAMICAIR ndalon kur dera
hapet dhe rifillon menjëherë pas mbylljes
së saj.
4.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
SHQIP 9
Vista de pagina 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 79 80

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios