Electrolux EN3853MOX Manual de usuario Pagina 8

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 76
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 7
Vendoseni ushqimin e freskët që do të
ngrihet në dhomëza e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakën regjistruese, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
Kur procesi i ngrirjes së ketë përfunduar,
rivendosni temperaturën e kërkuar
(shihni "Funksioni FastFreeze").
Në këto kushte, temperatura
e dhomëzës së frigoriferit
mund të bjerë nën 0°C.
Nëse ndodh kjo, rivendoseni
çelësin e temperaturës në
një vendosje më të ngrohtë.
5.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë me
funksionin FastFreeze të aktivizuar.
Nëse ju duhet të fusni në pajisje sasi të
mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët nga
pajisja dhe vendosni ushqimin mbi raftet
prej xhami për të pasur rezultate sa më
të mira.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të ikjes së
korrentit, nëse ushqimi me
energji ka zgjatur më shumë
se vlera e treguar në tabelën
e të dhënave teknike në
"Koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të
ringrihet (pasi është ftohur).
5.3 Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në
dhomëzën ftohëse ose në temperaturën
e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
5.4 Treguesi i temperaturës
Kjo pajisje shitet në Francë.
Në përputhje me rregulloret
në fuqi në këtë shtet, ajo
duhet të pajiset me një
mekanizëm të veçantë
(shikoni figurën) që vendoset
në dhomëzën e poshtme të
frigoriferit për të treguar
zonën më të ftohtë të tij.
5.5 Funksioni FREESTORE
Funksioni FREESTORE bën që ushqimi
të ftohet më shpejt dhe me një
temperaturë më të njëtrajtshme brenda
dhomëzës.
Ndizeni funksionin
FREESTORE kur
temperatura e ambientit
kalon 25°C.
Shtypni butonin (A) për të ndezur
FREESTORE.
Drita e gjelbër (B) ndizet.
www.electrolux.com8
Vista de pagina 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 75 76

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios