Electrolux ENB38953X Manual de usuario Pagina 6

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 64
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 5
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa treguesi
Eco Mode të pulsojë.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi Eco Mode fiket.
E rëndësishme Funksioni çaktivizohet
duke përzgjedhur një temperaturë të
ndryshme.
FUNKSIONI I BLLOKIMIT PËR FËMIJËT
Për të bllokuar veprime të mundshme me
butonat zgjidhni funksionin e Bllokimit
Fëmijëve.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet
ikona përkatëse.
2. Treguesi i Bllokimit të Fëmijëve pulson.
3. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Tregohet treguesi i Bllokimit të
Fëmijëve.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni Mode derisa treguesi i Bllokimit
për fëmijët të pulsojë.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i Bllokimit për fëmijët fiket.
FUNKSIONI I DITËVE TË PUSHIMIT
Ky funksion ju lejon që ta mbani frigoriferin
të mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe të
gjatë pushimesh, pa lejuar që të krijohen
aroma të këqija.
E rëndësishme Dhomëza e frigoriferit
duhet të jetë bosh kur funksioni i ditëve të
pushimit është i aktivizuar.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet
ikona përkatëse.
Treguesi i Pushimit pulson.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
shfaq temperaturën e caktuar për disa
sekonda:
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Tregohet treguesi i Pushimit.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni Mode derisa treguesi i Pushimit
të pulsojë.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i Pushimit fiket.
4. Treguesi funksioni Eco Mode
rivendoset nëse është përzgjedhur më
parë.
E rëndësishme Funksioni fiket duke
përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të
frigoriferit.
FUNKSIONI DRINKS CHILL
Treguesi Drinks Chill duhet të përdoret si
një paralajmërim sigurie kur vendosen
shishe në dhomëzën e ngrirësit.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet
ikona përkatëse.
Treguesi treguesi Drinks Chill të pulsojë.
Kohëmatësi tregon vlerën e vendosur
(30 minuta) për disa sekonda.
2. Shtypni butonin e rregullatorit
Kohëmatësit për ta ndryshuar vlerën e
vendosur të Kohëmatësit nga 1 në 90
minuta.
3. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Treguesi Drinks Chill tregohet.
Kohëmatësi fillon të pulsojë.
Në fund të numërimit mbrapsht, treguesi i
Drinks Chill pulson dhe bie një alarm
akustik:
1. Hiqni pijet që gjenden në dhomëzën e
ngrirësit.
2. Çaktivizoni funksionin.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni Mode derisa treguesi Drinks
Chill të pulsojë.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi Drinks Chill fiket.
Është e mundur të çaktivizoni funksionin në
çdo kohë.
FUNKSIONI I BLERJES
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të
madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull
pasi sapo të keni bërë pazarin e ushqimeve,
ju sugjerojmë të aktivizoni funksionin e
blerjeve për të ftohur më shpejt produktet
dhe për të shmangur ngrohjen e ushqimeve
të tjera që janë tashmë në frigorifer.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet
ikona përkatëse.
Treguesi i blerjeve pulson.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
shfaq temperaturën e caktuar për disa
sekonda:
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi i blerjeve.
Funksioni i blerjeve fiket automatikisht pas
afro 6 orësh.
6 electrolux
Vista de pagina 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 63 64

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios