
8.4 Hapja e derës me kyçin
mekanik të derës të aktivizuar
Mund ta hapni derën kur kyçi mekanik i
derës është i aktivizuar.
1. Shtyni kyçin e derës lehtë.
2. Hapni derën duke e tërhequr nga
doreza.
Nëse shtypni kyçin e derës derisa të
dëgjoni një kërcitje, ju e çaktivizoni kyçin
e derës.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
9.1 Ana e brendshme e derës
Në disa modele, në anën e brendshme
të derës do të gjeni:
• numrat e pozicioneve të rafteve.
• të dhëna për funksionet e furrës,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesa tipike.
9.2 Pjekja
• Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet
tuaja të zakonshme (temperaturën,
kohën e gatimit) dhe pozicionet e
rafteve sipas vlerave në tabela.
• Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
• Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për
një recetë të veçantë, kërkoni një që
është pothuajse e njëjtë me të.
• Koha e pjekjes mund të zgjatet me
10-15 minuta, nëse gatuani kekë në
më shumë se një pozicion të rafteve.
• Kekët dhe petët në lartësi të
ndryshme nuk skuqen gjithmonë
njësoj në fillim. Nëse ndodh kjo, mos
e ndryshoni temperaturën e furrës.
Diferencat do të barazohen gjatë
procedurës së pjekjes.
• Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë
e mbetur.
Kur gatuani ushqime të ngrira, tavat në
furrë mund të deformohen gjatë pjekjes.
Kur tavat ftohen përsëri, deformimi do të
zhduket.
www.electrolux.com14
Comentarios a estos manuales