Electrolux EOB33100K EU ENV06 Manual de usuario Pagina 10

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 32
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 9
10 electrolux
Kohëzgjatja e shkurtër
Për të rregulluar një kohëzgjatje të shkurtër.
Pas mbarimit dëgjohet një sinjal.
Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e
furrës.
Kohëzgjatja
Për të rregulluar për sa kohë duhet të jetë
furra në përdorim.
Mbarimi
Për të rregulluar se kur duhet të fiket furra
përsëri.
Ora
Për të rregulluar, ndërruar ose kërkuar orën
(shih kapitull “Para përdorimit të parë”).
3 Shënime për funksionet e orës
Pas zgjedhjes së një funksioni, drita
përkatëse e këtij funksioni fiket e ndizet
për rreth 5 sekonda. Gjatë kësaj kohe
mund të rregullohen kohët e dëshiruara
me tastin ose .
Pas rregullimit të kohës së dëshiruar,
drita e funksionit fiket e ndizet përsëri
për rreth 5 sekonda. Pastaj ndriçon
drita e funksionit. Koha e rregulluar fillon
të kalojë.
Shtypni ndonjë tast për ta fikur sinjalin
akustik.
Funksioni dhe temperatura e dëshiruar e
furrës mund të zgjidhen para ose pas
rregullimit të funksioneve të orës
Kohëzgjatja dhe Mbarimi .
Pas mbarimit të procesit të gatitjes,
kthejini çelësat e funksionit të furrës dhe
të zgjedhjes së temperaturës përsëri në
pozitën e fikur.
2 Fikja e njoftuesit të orës
Me fikjen e njoftuesit të orës mund të kurseni
energji.
Fikja e njoftuesit të orës
Shtypni dy taste të çfarëdoshme derisa të
errësohet njoftuesi.
Ndezja e njoftuesit të orës
Shtypni një tast të çfarëdoshëm derisa të
shfaqet ora përsëri në njoftues.
3 Njoftimi mund të fiket vetëm në qoftë se
asnjëra nga funksionet e orës
Kohëzgjatja , Mbarimi ose
Kohëzgjatja e shkurtër nuk është në
përdorim.
Kohëzgjatja e shkurtër
1. Shtypni tastin Zgjedhja disa herë
derisa të fiket e ndizet drita e funksionit
Kohëzgjatja e shkurtër .
2. Me tastin ose rregulloni
kohëzgjatjen e shkurtër që dëshironi
(më së shumti 2 orë 30 minuta).
Pas rreth 5 sekondash, njoftuesi tregon
kohën e mbetur.
Drita e funksionit Kohëzgjatja e shkurtër
ndriçon.
Vista de pagina 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 31 32

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios