
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është
pajisur me një termostat sigurie, i cili ndërpret
energjinë elektrike. Furra ndizet përsëri
automatikisht, kur bie temperatura.
Nëse termostati i sigurisë nuk punon, mos
provoni ta rregulloni atë vetë. Ju lutemi
kontaktoni me Shërbimin e pas shitjeve.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Paralajmërim Gatuani gjithmonë me
derën e furrës të mbyllur, madje edhe kur
piqni në skarë.
Mos vendosni tava pjekjeje, tenxhere,
etj. mbi bazamentin e furrës për të
shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të furrës.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
• Furra ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e rafteve të furrës nga poshtë.
• Ju mund të gatuani gjellë të ndryshme në
dy nivele në të njëjtën kohë. Vendosini
raftet në nivelin 1 dhe 3.
• Furra është e pajisur me një sistem të
veçantë që qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Ky sistem bën të
mundur gatimin në një ambient me avull
dhe i mban gatesat të buta brenda dhe të
pjekura mirë nga jashtë. Ajo ul kohën e
gatimit dhe konsumin e energjisë në
minimum.
• Lagështia mund të kondensohet në pajisje
ose në dyert prej xhami. Kjo është
normale. Qëndroni gjithmonë pak larg
pajisjes kur hapni derën e furrës ndërsa
është në punë. Për të ulur kondensimin,
ndizeni furrën bosh për 10 minuta para
gatimit.
• Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Mbështetëset teleskopike të raftit
Në nivelet 2 dhe 4 janë montuar shina
rrëshqitëse për të mbajtur raftet. Me shinat
rrëshqitëse të rafteve mund t'i fusni e nxirrni
këto të fundit me lehtësi.
1. Tërhiqni jashtë shinat rrëshqitëse të
krahut të djathtë dhe atij të majtë.
°C
2. Vendoseni raftin mbi shinat rrëshqitëse e
më pas shtyjini ato me kujdes brenda
furrës.
°C
Paralajmërim Mos u përpiqni të mbyllni
derën e furrës, nëse mbajtëset e raftit
rrëshqitës nuk janë futur plotësisht
brenda në furrë. Kjo mund të dëmtojë
smaltin dhe xhamin e derës.
Paralajmërim Shinat rrëshqitëse të
rafteve dhe aksesorët e tjerë mund të
nxehen shumë gjatë përdorimit të
pajisjes. Përdorni dorashka kuzhine ose
të ngjashme.
electrolux 7
Comentarios a estos manuales