
10. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë"
Shënime për pastrimin:
• Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë me ujë të ngrohtë
dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi. Më pas
mund të pastroni ndotjet më lehtë e të
mos i lejoni të digjen.
• Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni
një leckë të butë me ujë te ngrohtë dhe
agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos
i pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Kjo mund t'i shkaktojë
dëmtime veshjes së pajisjes.
10.1 Muret katalitikë
Muret me veshje katalitike janë
vetëpastruese. Ato e thithin yndyrën që
mblidhet nëpër mure ndërkohë që pajisja
është në punë.
Për të ndihmuar procesin e
vetëpastrimit, nxeheni furrën
rregullisht pa ushqim brenda:
1.
Ndizeni llambën e furrës.
2.
Nxirrni nga furra aksesorët.
3.
Pastroni pjesën e poshtme të furrës
me ujë të ngrohtë dhe solucion
enësh, e pastaj thajeni.
4.
Vendosni funksionin .
5.
Vendoseni temperaturën e furrës në
250°C dhe lëreni furrën të punojë për
1 orë.
6.
Pastrojeni hapësirën e furrës me një
sfungjer të njomë e të butë.
PARALAJMËRIM
Mos pastroni sipërfaqen katalitike
me asnjë agjent pastrues. Kjo do
të shkaktojë dëmtime në
sipërfaqen katalitike.
Çngjyrosja e sipërfaqes katalitike
nuk ka asnjë efekt në vetitë
katalitike.
10.2 Mbajtëset e rafteve
Heqja e mbajtëseve të rafteve
Ju mund ta hiqni mbajtësen e raftit për të
pastruar muret anësore.
1.
Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses
nga muri anësor.
28
www.electrolux.com
Comentarios a estos manuales