Electrolux EQG4120BOG Manual de usuario Pagina 12

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 48
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 11
Nëse vihen re një ose më shumë anomali,
mos u përpiqni ta ndreqni tubin por thjesht
zëvendësojeni atë.
Kur të ketë përfunduar instalimi,
sigurohuni që guarnicion i çdo
lidhje tubi të jetë si duhet. Përdorni
një solucion me sapun, jo flakë!
ZËVENDËSIMI I INJEKTORËVE
1.
Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2.
Hiqni kapakët dhe kurorat e pipëzës.
3.
Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me të tjerë që nevojiten
për llojin e gazit që përdorni.
4.
Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
5.
Zëvendësoni etiketën e vlerave (që
është vendosur pranë tubit të furnizimit
me gaz) me një tjetër të përshtatshëm
për llojin e gazit. Këtë etiketë do ta
gjeni në paketën e injektorëve që keni
marrë bashkë me pajisjen.
RREGULLIMI I NIVELIT MINIMAL
Për të rregulluar nivelin minimal të pipëzave:
1.
Ndizni vatrën.
2.
Rrotulloni çelësin në pozicionin
minimal.
3.
Hiqni dorezën.
4.
Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së shuntimit.
A
A Vida e shuntimit
Nëse ndryshoni nga gazi natyror 20
mbar në gaz të lëngët, shtrëngoni
plotësisht dadon rregulluese deri në
fund.
Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm
gaz natyror 20 mbar, lirojeni vidën e
shuntimit me 1/4 e një rrotullimi.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që flaka të mos fiket kur
e rrotulloni çelësin shpejt nga
pozicioni maksimal në atë minimal.
LIDHJA ELEKTRIKE
Tokëzojeni pajisjen sipas udhëzimeve të
sigurisë.
Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e rrjetit
tuaj elektrik lokal.
Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo
elektrike.
Çdo komponent elektrik duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës
së shërbimit ose nga personeli i
kualifikuar i shërbimit.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
e instaluar si duhet.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
Pajisja nuk duhet lidhur me kabllo
zgjatuese, përshtatës ose lidhje të
shumëfishta (rrezik zjarri). Kontrolloni që
tokëzimi të jetë bërë në pajtim me
standardet dhe rregulloret në fuqi.
Kabulli elektrik duhet të vendoset në
mënyrë të tillë që të mos prekë pjesët e
nxehta.
12
www.electrolux.com
Vista de pagina 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 47 48

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios