Electrolux EQW4111BOG Manual de usuario Pagina 12

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 52
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 11
INSTALIMI
Përpara instalimit
Përpara instalimit të pajisjes, regjistroni
nformacionin e mëposhtëm që gjendet në
pllakën e specifikimeve. Pllaka e
specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme
të kasës së pajisjes.
Modeli ...............................
PNC ...................................
Numri i serisë .................
PARALAJMËRIM
Udhëzimet e mëposhtme lidhur me
instalimin dhe mirëmbajtjen duhet
të kryhen nga një personel i
kualifikuar dhe në përputhje me
standardet dhe rregullat vendore
në fuqi.
LIDHJA E GAZIT
Sigurohuni që pajisja të mos jetë e lidhur
me rrjetin elektrik gjatë procedurave të
instalimit. Shkëputeni spinën elektrike ose
çaktivizoni siguresat. Shkëputni furnizimin
qëndror me gaz.
Sigurohuni që të ketë një tapë bllokuese të
montuar ndërmjet furnizimit me gaz në
shtëpi dhe pajisjes.
Cilësimet për këtë pajisje gjenden te etiketa
e karakteristikave. Cilësimet aktuale për
llojin e gazit dhe presionin e gazit janë në
një fletë të ngjitur
Zgjidhni lidhje fikse ose përdorni një tub
fleksibël prej inoksi në përputhje me
rregulloren në fuqi. Nëse përdorni tuba
metalik fleksibël, bëni kujdes që këta të
mos bien në kontakt me pjesët e lëvizshme
ose që të mos shtypen. Gjithashtu kini
kujdes kur vatra të vendoset bashkë me
furrën.
Kjo pajisje nuk është lidhur me një sistem të
shkarkimit të gazit. Ajo duhet të lidhet në
përputhje me kushtet e instalimit që janë të
zbatueshme. Bëni kujdes të veçantë për të
rregulluar rrjedhjen e ajrit.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me gaz të
pajisjes u bindet vlerave të rekomanduara.
Rekordi tip bërryl lidhet me linjën e ushqimit
me gaz nëpërmjet një dadoje të filetuar G
1/2". Vidhosini pjesët pa ushtruar forcë,
rregulloni lidhjen në drejtimin e kërkuar dhe
shtrëngojini mirë të gjitha.
ABC
A)
Fundi i boshtit me vidhë
B)
Rondela
C)
Krahu
PARALAJMËRIM
Mbas instalimit kontrolloni
gjithmonë shtrëngimin e lidhjeve
duke përdorur një solucion me
sapun. Kurrë mos përdorni flakë
për të kontrolluar shtrëngimin.
Lidhjet me tuba fleksibël jo-
metalikë:
Nëse është e mundur që të kontrollohet
lehtësisht lidhja në të gjithë sipërfaqen e
saj, ju mund të përdorni një tub fleksibël.
Lidhni fort tubin fleksibël me borseta.
Gazi i lëngët: përdorni mbajtësen e tubit
prej gome. Gjithmonë përdorni rondelën.
Më pas vazhdoni me lidhjen e gazit. Tubi
fleksibël është gati për punë kur:
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
të mos shfaqë përthyerje;
të mos tërhiqet apo përdridhet;
të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja pjesët si dhe përgjatë
tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i
forcuar por të ketë elasticitetin e duhur;
morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
12
www.electrolux.com
Vista de pagina 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 51 52

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios