
3.4 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
me madhësi të ndryshme, raftet e dorës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtim
të shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
3.5 FreeStore
Kjo dhomëz e frigoriferit është e pajisur
me një pajisje që lejon ftohjen e shpejtë të
ushqimeve dhe një temperaturë më të
njëtrajtshme në dhomëz.
Kjo pajisje vetë-çaktivizohet kur është e
nevojshme, për shembull për rikuperimin e
shpejtë të temperaturës pas hapjes së
derës ose kur temperatura e ajrit është e
lartë.
Ajo ju lejon të ndizni pajisjen manualisht
kur nevojitet (referojuni "Modaliteti
FreeStore").
Pajisja FreeStore ndalon kur dera hapet
dhe rifillon menjëherë pas mbylljes së saj.
4. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
4.1 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur
më shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë
dhe pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e ngricës ose
akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo
gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e
Temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ulët për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
4.2 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
8
www.electrolux.com
Comentarios a estos manuales