
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
5.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
5.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë të hapur
më shumë se ç'duhet.
5.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta
apo lëngje që avullojnë në ftohës
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
5.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
• Mish (të gjitha llojet): mbështillini në
qeska polietileni dhe vendosini mbi
raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin
e perimeve.
• Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo
më shumë se një ose dy ditë.
• Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta,
etj...: këto duhet të mbulohen dhe
mund të vendosen në çdo raft.
• Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin(ët) e posaçëm.
• Gjalpi dhe djathi: këto duhet të
vendosen në mbajtëset e posaçme
hermetike ose të mbështjella në letër
alumini ose qeska prej polietileni, për
të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë
e mundur.
• Shishet: duhet të jenë të mbyllura me
kapak dhe të ruhen në raftin e
shisheve në derën e pajisjes ose
(nëse ka) në mbajtësen e shisheve.
• Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat,
nëse nuk janë të paketuara, nuk
duhet të mbahen në ftohës.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Paralajmërime të
përgjithshme
KUJDES!
Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni
çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban
hidrokarbure brenda njësisë
ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga
teknikë të autorizuar.
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen
në enëlarëse.
SHQIP 9
Comentarios a estos manuales