
Siguria e përgjithshme
• Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi
fizike dhe mendore të kufizuara pse me
mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet
ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të
jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes, nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Detergjentët e enëlarëses mund të
shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës
apo fytit tuaj. Ato mund të rrezikojnë jetën
tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së
prodhuesit të detergjentit të enëlarëses.
• Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm.
Mbetjet e detergjentit mund të kenë
mbetur ende brenda pajisjes tuaj.
• Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë
gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk
është duke u mbushur apo zbrazur me
enë. Në këtë mënyrë, do të shmangni
rrezikun që dikush të pengohet apo
lëndohet tek dera.
• Mos u ulni e mos peshoni mbi derën e
hapur.
Siguria e fëmijëve
• Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur
nga të rriturit. Fëmijët duhet të mbikëqyren
për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të
sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
• Mbajini fëmijët larg enëlarëses, gjatë kohës
që dera e saj është e hapur.
Instalimi
• Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë
dëmtim gjatë transportit. Mos vini kurrë në
punë një pajisje të dëmtuar. Nëse
enëlarësja juaj është e dëmtuar, kontaktoni
shitësin tuaj.
• Përpara përdorimit, pajisja duhet
shpaketuar tërësisht.
• Çdo ndërhyrje elektrike apo hidraulike e
nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje,
duhet kryer nga një person i kualifikuar dhe
i aftë.
• Për arsye sigurie, është e rrezikshme të
ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të
mundshme.
• Mos e vini kurrsesi enëlarësen në punë,
nëse kabllo i ushqimit dhe tubat e ujit janë
të dëmtuar; apo nëse paneli i kontrollit,
pjesa e sipërme ose bazamenti janë të
dëmtuara në atë mënyrë që brendësia e
pajisjes është lehtësisht e arritshme.
Kontaktoni qendrën lokale të Shërbimit, në
mënyrë që të shmangni rrezikun.
• Asnjë nga anët e pajisjes nuk duhet
shpuar, në mënyrë që të parandalohen
dëmtime të pjesëve hidraulike dhe
elektrike.
Paralajmërim Për lidhjet elektrike
dhe ato me ujin, ndiqni me kujdes
udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
electrolux 3
Comentarios a estos manuales