
• Koha e programit të larjes
• Koha e mbetur deri në përfundim të
programit të larjes
• Përfundimi i një programi larjeje (në ekran
do të shfaqet një zero)
• Shtyrja e kohës së programit
• Kodet e alarmit.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Përdorni këtë buton për të shtyrë fillimin e
programit të larjes me një interval nga 1 në
24 orë. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja
dhe startimi I një programi larës".
Butonat e përzgjedhjes së programeve
Shtypni një nga këta butona për të
përzgjedhur një program larjeje. Treguesi
përkatës ndizet. Referojuni kapitullit
"Programet e larjes".
Butonat e funksionit
Me këto butona ju mund të:
• Rregulloni elektronikisht nivelin e zbutësit
të ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e
zbutësit të ujit'.
• Aktivizoni/çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë. Referojuni kapitullit
"Funksioni i shumëfishtë".
• Aktivizoni dhe çaktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit (vetëm kur funksioni i
shumëfishtë është i ndezur). Referojuni
kapitullit "Si të veprojmë nëse...".
• Anuloni një program larjeje që po
ekzekutohet. Referojuni kapitullit
"Përzgjedhja dhe startimi i një programi
larës".
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
• Për të filluar një program larjeje.
• Për të nisur shtyrjen e një programi.
• Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit.
• Për të aktivizuar ose çaktivizuar folenë e
shpëlarësit vetëm kur funksioni i
shumëfishtë është i aktivizuar.
Aktivizoni pajisjen. Pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes, kur:
• Të gjithë treguesit e programeve ndizen.
• Në ekran do të shfaqen dy vija
horizontale të statusit.
Aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është në
modalitetin e përzgjedhjes, kur:
• Vetëm treguesi i një programi ndizet.
• Ekrani tregon kohën e programit të larjes
ose shtyrjes së programit.
– Është e nevojshme të anuloni
programin ose shtyrjen e programit për
t’u kthyer te regjimi i përzgjedhjes.
Referojuni 'Vendosja dhe nisja e një
programi larjeje’.
PËRDORIMI I PAJISJES
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit
të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në
zonën tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin
e ujit.
2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për
enëlarëse.
3. Mbushni folenë shpërndarëse të
shpëlarësit me ndihmësin për
shpëlarjen.
4. Mbusheni enëlarësen me takëme dhe
enë.
5. Përzgjidhni programin e duhur të larjes
sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni folenë shpërndarëse të
detergjentit me sasinë e duhur të
detergjentit.
7. Niseni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti të
kombinuara ('3 në 1', '4 në 1', '5 në
1'), përdorni funksionin e shumëfishtë
(referojuni kapitullit 'Funksioni i
shumëfishtë').
VENDOSJA E ZBUTËSIT TË UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
uji i furnizuar. Këto minerale dhe kripëra
mund të dëmtojnë pajisjen.
Përshtateni nivelin e zbutësit të ujit nëse ai
nuk përkon me fortësinë e ujit në zonën
tuaj.
electrolux 7
Comentarios a estos manuales