
Një përzgjedhje mesatare
është përgjithësisht
përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së kapakut
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
KUJDES!
Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose
nëse pajisja është mbushur
plot, dhe pajisja është
vendosur në temperaturën
më të ulët, ajo mund të
punojë pa pushim duke
shkaktuar formimin e ngricës
në murin e pasmë. Në këtë
rast, rregullatori i
temperaturës duhet
vendosur në një përzgjedhje
më të lartë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si
rrjedhojë reduktimin e
konsumit të energjisë.
4.4 Alarmi i temperaturës së
lartë
Rritja e temperaturës në ndarjen e
ngrirësit (për shembull, si pasojë e një
shkëputjeje të mëparshme të energjisë
ose hapjes së derës) tregohet nëpërmjet
ndezjes së dritës së alarmit.
Pasi të jenë rikthyer sërish kushtet
normale, drita e alarmit nuk do të pulsojë
më.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Energjia fillestare
KUJDES!
Përpara se të futni spinën në
prizë dhe të ndizni pajisjen
për herë të parë, lëreni
pajisjen të qëndrojë drejt në
këmbë për të paktën 4 orë.
Kjo do të sigurojë kohën e
mjaftueshme që vaji të
kthehet në kompresor.
Përndryshe kompresori ose
pjesët përbërëse elektronike
mund të dëmtohen.
5.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e ndizni për herë të parë pajisjen ose
pas një periudhe mospërdorimi, lëreni të
punojë për të paktën 2 orë përpara se të
futni produkte në ndarje.
Sirtarët e ngrirësit sigurojnë gjetjen e
lehtë dhe të shpejtë të pakos së ushqimit
që dëshironi. Nëse duhet të ruani sasi të
mëdha ushqimi, hiqni të gjithë sirtarët,
përveç sirtarit të poshtëm që duhet të
jetë në vend për të siguruar qarkullim të
mirë të ajrit. Në të gjitha raftet është e
mundur të vendosen ushqime që dalin
jashtë derës deri në 15 mm.
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales