
PARALAJMËRIM!
Në rast shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të ndërprerjes së
energjisë elektrike, nëse kjo
zgjat më shumë se vlera e
treguar në tabelën e
veçorive teknike te “koha në
rritje”, ushqimi i shkrirë duhet
të konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas
të rivendoset në ngrirje (pasi
është ftohur).
5.3 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
për ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë sasi të vogla ushqimi të
freskët nuk është e nevojshme të
ndryshohet cilësimi i paracaktuar.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin që do
të ngrini, në dhomëzën e ngrirësit.
Ushqimin që do të ngrihet vendoseni në
dy ndarjeve të sipërme,.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë specifikohet në
pllakëzën e parametrave, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
Kur procesi i ngrirjes së ketë përfunduar,
rivendosni temperaturën e kërkuar
(shihni "Funksioni ").
5.4 Shkrirja
Përpara se të përdoren, ushqimet e
ngrira ose shumë të ngrira mund të
shkrihen në temperaturën e dhomës.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, menjëherë sapo të nxirren nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë
më shumë.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
6.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
6.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë
absolutisht të hapur më shumë se
ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
vendosur në temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh,
vendoseni rregullatorin e
temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ngrohtë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
• Nëse një gjë e tillë parashikohet, mos
i hiqni akumulatorët e ftohtësisë nga
koshi i ngrirjes.
6.3 Këshilla për ngrirjen
Për t’ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
www.electrolux.com8
Comentarios a estos manuales