Electrolux EUF2704AOW Manual de usuario Pagina 7

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 24
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 6
futni produkte në ndarje, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë . Sirtarët e
ngrirësit sigurojnë gjetjen e lehtë dhe të
shpejtë të pakos së ushqimit që
dëshironi. Nëse ju duhet të magazinoni
sasi të mëdha ushqimi, hiqni gjithë
sirtarët përveç sirtarit të poshtëm që
duhet të jetë në vend për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit. Në të gjitha
raftet është e mundur vendosja e
ushqimeve që dalin jashtë deri në 15 mm
nga dera.
PARALAJMËRIM!
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të shkëputjes së
rrymës elektrike, nëse
mungesa e energjisë
elektrike ka zgjatur më
shumë se vlera e treguar në
tabelën e karakteristikave
teknike në “koha në rritje”,
ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas
të vendoset sërish në ngrirje
(pasi është ftohur).
4.2 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe
shumë të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk
është e nevojshme të ndryshoni cilësimin
mesatar.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës
drejt një cilësimi më të lartë për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Ushqimin e freskët që do të ngrihet
vendoseni në dy ndarjet e sipërme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakëzën e specifikimeve, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për
t’u ngrirë.
4.3 Akumulatorët e ftohtësisë
Ngrirësi përmban të paktën një
akumulator ftohtësie, i cili zgjat kohën e
ruajtjes në së ftohtësisë, në rast të ikjes
së korrentit apo një avarie.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
5.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
SHQIP 7
Vista de pagina 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 23 24

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios