Electrolux EWF86110W Manual de usuario Pagina 6

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 80
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 5
5
Butoni FILLO/BËJ PAUZË
6 Butoni FILLIM I VONUAR
7 Dritat treguese
Çelësi përzgjedhës i programit
Ky ju mundëson ndezjen dhe fikjen e pajisjes
dhe/ose përzgjedhjen e programeve.
Butoni i Uljes së Rrotullimeve
Duke e shtypur këtë buton mund të
ndryshoni shpejtësinë e rrotullimeve për
programin e zgjedhur.
Cikli i natës
Duke zgjedhur këtë funksion, pajisja nuk do
ta kullojë ujin e shpëlarjes së fundit dhe të
gjitha fazat e do të anulohen, për të mos
zhubrosur teshat. Ky cikël larjeje është pa
zhurmë fare dhe mund të zgjidhet gjatë natës
ose kur ka norma më ekonomike të
shpenzimit të energjisë. Në disa programe
shpëlarjet do të bëhen me më shumë ujë.
Para se të hapni derën do të jetë e
domosdoshme të zbrazni ujin. Për të zbrazur
ujin, ju lutemi të lexoni paragrafin "Në
përfundim të programit.
Shpëlarje me pushim
Duke zgjedhur këtë funksion, uji i shpëlarjes
së fundit nuk zbrazet për të parandaluar
zhubrosjen e teshave. Para se të hapni derën
do të jetë e domosdoshme të zbrazni ujin.
Për të zbrazur ujin, ju lutemi të lexoni
paragrafin "Në përfundim të programit.
Paralarja
Duke zgjedhur këtë përzgjedhje, pajisja kryen
një cikël paralarjeje përpara fazës së larjes
kryesore. Koha e larjes do të zgjatet. Kjo
përzgjedhje këshillohet për teshat shumë të
ndotura.
Të përditshmet
Duke shtypur këtë buton do të reduktohet
kohëzgjatja e larjes. Për t’u përdorur për
rrobat pak të ndotura.
Shumë e shpejtë
Cikël i shkurtër për teshat me ndotje të lehtë
ose që kanë nevojë vetëm për rifreskim. Ju
këshillojmë të pakësoni sasinë e teshave që
fusni në pajisje.
Shpëlarja Shtesë
Kjo pajisje është ndërtuar për të kursyer
energji. Nëse është e nevojshme të shpëlani
teshat duke përdorur një sasi shtesë uji
(shpëlarje shtesë), zgjidhni këtë përzgjedhje.
Pajisja do të kryejë disa shtrydhje shtesë. Kjo
përzgjedhje këshillohet për njerëzit që janë
alergjikë ndaj detergjenteve si dhe për zonat
ku uji është shumë i butë.
Fillimi me vonesë
Fillimi i programit mund të vonohet me 2, 4
ose 8 orë me anë të këtij butoni.
Butoni Aktivizo Ndërprit
Ky buton ju mundëson aktivizimin ose
ndërprerjen e programit të përzgjedhur.
Dritat treguese
7.1
7.2
7.3
Pasi të shtypni butonin 5 , ndizet drita
treguese e LARJES (7.1). Kur ndizet drita
treguese 7.1 do të thotë se pajisja është në
punë.
Kur programi të përfundojë ndizet drita
treguese MBARIM CIKLI (7.3).
Drita treguese e DERËS (7.2) ndriçon kur
fillon programi dhe tregon nëse dera mund të
hapet:
drita ndezur: dera nuk mund të hapet.
Pajisja në punë ose ka ndaluar me ujë të
mbetur në kazan.
drita fikur: dera mund të hapet. Programi
ka mbaruar ose uji është zbrazur
plotësisht.
drita pulson: dera po hapet.
Tabela e simboleve
Simbolet e çelësit përzgjedhës:
Të pambuktat
6 electrolux
Vista de pagina 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 79 80

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios