
• Kodet e alarmit
Në rast problemesh gjatë funksionimit të
pajisjes, në ekran mund të shfaqen disa
kode alarmi, si për shembull « Cannot fill
water. Please check that the tap is open
and then press START/PAUSE » (shihni
kapitullin «Ç’të bëjmë nëse...»).
•
Përfundimi i programit
Kur programi ka përfunduar në ekran do
të këmbehen mesazhet se dera është
çkyçur dhe cikli i larjes ka mbaruar. Ikona
e derës mbetet e ndezur për t’ju
informuar se cikli i larjes ka përfunduar
dhe dera tani mund të hapet.
BUTONAT E PËRZGJEDHJES SË
PROGRAMIT
Në varësi të programit, ju mund të
kombinoni funksione të ndryshme.
Këto funksione duhen përzgjedhur pasi
të keni zgjedhur programin e dëshiruar
dhe përpara se të keni shtypur butonin
7.
E rëndësishme Për përputhshmërinë mes
programeve të larjes dhe përzgjedhjeve,
referojuni kapitullit "Programet e Larjes".
ZGJIDHNI TEMPERATURËN (BUTONI
3)
Shtypni butonin 3 disa herë për të rritur
ose ulur temperaturën, nëse doni që
teshat tuaja të lahen në një
temperaturë të ndryshme nga ajo e
propozuar nga pajisja (pozicioni 2.1 në
ekran).
E rëndësishme Për të parë temperaturat
maksimale dhe minimale të lejuara për çdo
program larjeje, referojuni paragrafit
"Programet e larjes.
= Larje me ujë të
ftohtë.
ZGJIDHNI SHPEJTËSINË E
RROTULLIMEBE OSE PËRZGJEDHJET
E DISPONUESHME (BUTONI 4)
Shtypni butonin 4 disa herë për të
ndryshuar shpejtësinë e rrotullimeve, nëse
dëshironi që teshat tuaja të shtrydhen me
një shpejtësi të ndryshme nga ajo e
propozuar nga pajisja.
E rëndësishme Shpejtësia maksimale e
rrotullimeve e caktuar për programet e
zgjedhura të larjes shfaqet në ekran (2.2).
Duke shtypur butonin 4 është gjithashtu e
mundur të zgjidhni një nga përzgjedhjet e
mëposhtme:
Pa shtrydhje : përzgjedhja përjashton
gjithë fazat e shtrydhjes dhe shton numrin e
shpëlarjeve në disa programe.
Shpëlarje me Pushim ( Rinse Hold ):
duke e zgjedhur këtë përzgjedhje, uji i
shpëlarjes së fundit nuk zbrazet për të
parandaluar që teshat të zhubrosen. Kur
programi ka përfunduar, në ekran shfaqet
ikona e programit të përzgjedhur dhe
mesazhi " Finished ", ndërsa në ekran ( 2.5
and 2.6) shfaqen përfundimi i ciklit dhe ora
aktuale. Ora me zile do të lëshojë një tingull
të shkurtër (nëse është e aktivuar), drita
treguese e butonit 7 është e fikur dhe dera
është e bllokuar për të treguar se duhet të
zbrazet uji.
Për të zbrazur ujin, lexoni paragrafin
«Në përfundim të programit».
Cikli i Natës ( Night Cycle ): duke e
zgjedhur këtë përzgjedhje, pajisja nuk do ta
kullojë ujin e shpëlarjes së fundit, për të
mos zhubrosur teshat.
Duke qenë se të gjitha fazat e shtrydhjes
janë mënjanuar, ky cikël larjeje nuk ka
zhurmë dhe mund të kryhet natën ose në
kohë të tilla ku energjia elektrike kushton
më pak. Në disa programe, shpëlarjet do të
kryhen me më shumë ujë.
Kur programi ka përfunduar, në ekran
shfaqet ikona e programit të përzgjedhur,
poshtë ikonës së programit të përzgjedhur
dhe mesazhi " Finished ", ndërsa në ekran ( 2.5
and 2.6) do të shfaqen përfundimi i ciklit
dhe ora aktuale. Drita treguese e butonit 7
është e fikur dhe dera është e bllokuar për
të treguar se duhet të zbrazet uji.
Për të zbrazur ujin, lexoni paragrafin
«Në përfundim të programit».
ZGJIDHNI PËRZGJEDHJET
Në varësi të programit të përzgjedhur,
vetëm përzgjedhje të caktuara shfaqen në
ekran gjatë fazës së përzgjedhjes ( 2.3 dhe
2.4).
Shënim: Jo të gjitha përzgjedhjet janë të
përputhshme midis tyre. Ikonat e
10 electrolux
Comentarios a estos manuales