
Sigurohuni që priza të jetë tokëzuar dhe që kjo të
jetë në përputhje me normat aktuale.
Pozicionimi i pajisjes
Vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe të ngurtë të
sheshtë në një vend të ajrosur. Sigurohuni që
pajisja të mos bjerë në kontakt me murin ose me
mobiliet e tjera. Nivelimi i saktë shmang dridhjet,
zhurmën dhe nuk lejon që pajisja të lëvizë gjatë
punës.
Ambienti
Hedhja e pajisjes
Gjithë materialet që përmbajnë simbolin
janë të riciklueshme. Hidhini ato në një vend-
grumbullimi plehrash (pyesni pranë autoriteteve
lokale) për grumbullimin dhe riciklimin. Kur e hidhni
pajisjen, hiqni gjithë pjesët që mund të jenë të
rrezikshme për të tjerët: hiqni kabllin e ushqimit me
energji elektrike nga bazamenti i pajisjes.
Simboli
mbi produkt ose mbi ambalazhin e tij,
tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si
mbeturinë e zakonshme shtëpiake. Përkundrazi, ai
duhet të dorëzohet në pikën e grumbullimit të
pajisjeve të riciklueshme elektrike dhe elektronike.
Duke u siguruar se ky produkt mënjanohet në
mënyrën e duhur, ju ndihmoni në shmangien e
pasojave negative të mundshme për ambientin
dhe shëndetin e njeriut, çka do të shkaktohej
përndryshe nga mënjanimi i papërshtatshëm i këtij
produkti. Për informacione më të detajuara rreth
riciklimit të këtij produkti, lutemi kontaktoni zyrën
tuaj lokale të bashkisë, shërbimin e mbeturinave
shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Mbrojtja e ambientit
Për të kursyer ujin dhe energjinë si dhe për të
ndihmuar në mbrojtjen e ambientit, ju
këshillojmë si më poshtë:
• Sa herë të jetë e mundur, përdoreni pajisjen me
kapacitetin e saj të plotë dhe shmangni
ngarkesa të pjesshme.
• Përdorni vetëm programet e paralarjes dhe
njomjes për teshat shumë të ndotura.
• Përdorni një sasi të përshtatshme detergjenti për
fortësinë e ujit, sasinë e ngarkesës dhe nivelin e
ndotjes së teshave.
electrolux 11
Comentarios a estos manuales