
Probleme të funksionimit
Përpara se të dilte nga fabrika, pajisja juaj i është
nënshtruar një sërë kontrollesh. Gjithsesi, nëse vini
re një keqfunksionim, ju lutemi referojuni
paragrafëve të mëposhtëm përpara se të
kontaktoni me shërbimin e klientit.
Problemet Shkaqet
Lavatriçja nuk fillon punë
ose nuk mbushet me ujë:
• pajisja nuk është lidhur si duhet, instalimi elektrik nuk funksionon,
• kapaku i pajisjes tuaj dhe dera e lavatriçes nuk janë mbyllur mirë,
• nuk është zgjedhur mirë komanda e fillimit të programit,
• ka ikur korrenti,
• është ndërprerë ushqimi me ujë,
• rubineti i ujit është i mbyllur,
• filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur,
• në tubin e hyrjes së ujit shfaqet një shirit i kuq.
Pajisja mbushet me ujë
por zbrazet menjëherë:
• elementi në formë U-je i kullimit është fiksuar shumë poshtë (shihni
paragrafin e instalimit).
Lavatriçja nuk shpëlan
ose nuk zbrazet:
• zorra e kullimit të ujit është shtypur ose përthyer,
• filtri i kullimit është bllokuar,
• është aktivizuar detektori i çekuilibrit: teshat nuk janë shpërndarë mirë
brenda në kazan,
• programi "Kullimi" ose opsioni "Programi i Natës pa zhurmë Plus" ose
"Shpëlarja me pushim" janë zgjedhur,
• lartësia e elementit në formë U-je është e papërshtatshme.
Rrotull lavatriçes keni
vënë re ujë:
• sasia e madhe e detergjentit ka shkaktuar derdhjen e shkumës së
formuar,
• detergjenti është i papërshtatshëm për larjen në lavatriçe,
• elementi në formë U-je nuk është mbërthyer mirë,
• filtri i kullimit nuk është vendosur në vend,
• tubi i hyrjes së ujit rrjedh.
Larja është e
pakënaqshme:
• detergjenti është i papërshtatshëm për larjen në lavatriçe,
• brenda në lavatriçe ka shumë tesha,
• keni zgjedhur një cikël larjeje të papërshtatshëm,
• nuk është përdorur detergjent i mjaftueshëm.
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
• nuk është hequr i gjithë ambalazhimi nga pajisja (shihni paragrafin e
instalimit),
• pajisja nuk është në nivel dhe në ekuilibër,
• pajisja është vendosur shumë afër murit ose mobilieve,
• teshat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan,
• ngarkesa është shumë e vogël.
Cikli i larjes është shumë
i gjatë:
• filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur,
• është shkëputur korrenti ose ushqimi me ujë,
• detektori i mbinxehjes së motorit është aktivizuar,
• temperatura e hyrjes së ujit është më e ulët se zakonisht,
• sistemi i sigurisë së detektimit të shkumës është aktivizuar (shumë
detergjent) dhe lavatriçja ka filluar të kullojë shkumën,
• është aktivizuar detektori i çekuilibrit: është shtuar një fazë shtesë për të
bërë një larje më të njëtrajtshme në kazan.
Lavatriçja ndalon gjatë
një cikli larjeje:
• ka probleme në ushqimin me ujë ose energji elektrike,
• është përzgjedhur Shpëlarja me pushim,
• mbërthyeset e kazanit janë të hapura.
Kapaku nuk hapet në
përfundim të ciklit:
•
"hapje e menjëhershme"
1)
drita nuk është e ndezur,
• temperatura brenda në kazan është shumë e lartë,
•
kapaku zhbllokohet 1 - 2 minuta pas përfundimit të ciklit
1)
.
8 electrolux
Comentarios a estos manuales