Electrolux EWT136540W Guía básica Pagina 4

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 68
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 3
Zbrazni xhepat dhe shpalosni teshat
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t’u përdorur
nga persona (përfshirë fëmijët), aftësitë fizike,
ndjesore ose mendore të të cilëve, ose mungesa
e përvojës dhe njohurive i pengon ata të përdorin
pajisjen me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet
e një personi përgjegjës, për të siguruar që ata
e përdorin pajisjen me siguri.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se
nuk luajnë me pajisjen.
Personalizimi
Siguria për fëmijët
Kjo përzgjedhje mundëson dy lloje bllokimi :
nëse opsioni aktivizohet pasi të ketë filluar cikli,
nuk është më e mundur të ndryshoni opsionet
apo programin.
Cikli është në proces dhe duhet të çaktivizoni
opsionin për të vënë në punë një cikël të ri.
nëse opsioni aktivizohet përpara se cikli të ketë
filluar, pajisja nuk mund të ndizet.
Për të aktivizuar sigurinë për fëmijët, ndizeni
pajisjen dhe shtypni "Shpëlarje plus"
dhe
"Shtyrja e programit"
njëkohësisht derisa
simboli i konfirmimit
të shfaqet në ekran. Pajisja
e memorizon përzgjedhjen e këtij opsioni. Për të
çaktivizuar sigurinë e fëmijëve, përsëriteni
procesin.
Sinjalet akustike
Kur aktivizohet një sinjal akustik, ai bie kur shtypet
një buton në fund të programit për të treguar një
defekt.
Për ta çaktivizuar, ndizeni pajisjen dhe shtypni
"Paralarje"
dhe "Shpëlarje plus"
njëkohësisht derisa të dëgjohet tingulli. Sinjali
është aktiv vetëm nëse bie alarmi. Për ta aktivizuar
përsëri, përsëritni të njëjtin proces.
Si të vini në punë në cikël larjeje?
Përdorimi për herë të parë
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
Hiqni ambalazhin prej polistireni dhe gjithë
materialet e tjera brenda kazanit.
Realizoni një cikël larjeje me 90°C, pa tesha
brenda por me detergjent, për të pastruar
depozitën e ujit.
Përdorimi i përditshëm
Futja e teshave në pajisje
Hapni kapakun e
pajisjes.
Hapeni derën e
lavatriçes duke
shtypur butonin A:
Dy mbërthyeset
zhbllokohen
automatikisht.
Futni brenda
teshat, mbyllni
derën dhe
kapakun e lavatriçes.
Paralajmërim Përpara se të mbyllni
kapakun e pajisjes, sigurohuni që dera e
kazanit të jetë mbyllur mirë :
Kur dy mbërthyeset janë mbyllur,
butoni bllokues A lirohet.
Sasitë e detergjentëve
Hidhni sasinë e pluhurit larës në foletë e larjes
dhe paralarjes nëse keni zgjedhur përzgjedhjen
"paralarja". Hidhni zbutës rrobash në folenë e
posaçme
nëse është nevoja.
A
Përzgjedhja e programit të dëshiruar
Rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së programeve në
programin e dëshiruar. Butoni "Fillo/Ndalo"
pulson në ngjyrë të gjelbër.
Nëse rrotulloni butonin e zgjedhjes së programeve
në një program tjetër në kohën kur një cikël është
në punë, pajisja do ta injorojë programin e ri të
zgjedhur. Pulson "Err" dhe butoni "Fillo/Ndalo"
pulson i kuq për pak sekonda.
Përzgjedhja e temperaturës
Shtypni butonin "Temperatura"
vazhdimisht për
të rritur ose ulur temperaturën, nëse dëshironi që
rrobat tuaja të lahen në një temperaturë të
ndryshme nga ajo e zgjedhur nga vetë pajisja
(shihni "Tabela e programeve"). Simboli
do të
thotë larje me ujë të ftohtë.
Përzgjedhja e shpejtësisë së rrotullimeve
Shtypni "Centrifugim"
për të ndryshuar
shpejtësinë e rrotullimeve, nëse dëshironi që
teshat tuaja të shtrydhen me një shpejtësi të
ndryshme nga ajo e zgjedhur nga vetë lavatriçja.
Mund të zgjidhni edhe "Pa shtrydhje".
,
4 electrolux
Vista de pagina 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 67 68

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios