
4 www.electrolux.com
• Mos e ndizni apo kni tharësin e ajrit
duke hequr spinën nga priza apo
duke shkëputur korrentin në kutinë
elektrike.
• Mos e pritni apo dëmtoni kabllon.
• Nëse kablloja është e dëmtuar,
duhet zëvendësuar nga një teknik i
autorizuar nga Electrolux.
• Në rast keqfunksionimi (shkëndija,
erë e djegur etj.), ndalojeni
menjëherë përdorimin, shkëputni
kabllon dhe thërrisni një teknik të
autorizuar nga Electrolux.
• Mos e përdorni tharësin e ajrit me
duar të lagura.
• Mos e tërhiqni kabllon.
• Mos e pini ujin nga tharësi i ajrit.
Kujdes! Shmangni dëmtimin e
njësisë apo pronave të tjera
• Mos e drejtoni qarkullimin e ajrit
drejt oxhakut apo burimeve të tjera
të nxehtësisë sepse kjo mund të
shkaktojë shpërthim.
• Mos u ngjisni dhe mos vendosni
objekte mbi njësi.
• Mos varni objekte në njësi.
• Mos vendosni enë me lëngje mbi
njësi.
• Fikeni tharësin e ajrit në burimin e
rrymës kur nuk do të përdoret për
një kohë të gjatë.
• Përdoreni njësinë me ltrat e ajrit të
vendosur.
• Mos e bllokoni apo mbuloni grilën
e hyrjes së ajrit, të shkarkimit dhe
portat e prizave.
• Sigurohuni që çdo pajisje elektrike/
elektronike është një jard larg (0,91
m) nga njësia.
• Mos përdorni apo mbani gaze që
marrin flakë pranë njësisë.
Zgjedhja e një vendi
E rëndësishme!
1. Tharësi i ajrit duhet të përdoret në
një ambient të mbyllur për të qenë
më efektiv. Mbyllini të gjitha dyert,
dritaret dhe daljet e tjera të dhomës
me jashtë. Efektshmëria e tharësit të
ajrit varet nga ritmi me të cilin hyn në
dhomë ajri i ri i ngarkuar me lagështi.
2. Vendoseni tharësin e ajrit në një
vend i cili nuk e pengon qarkullimin
nëpërmjet faqes së përparmë të
njësisë apo nga grilat në faqen e
majtë të trupit.
3. Tharësi i ajrit që përdoret në bodrum
do të ketë pak ose aspak efekt
në tharjen e zonës së mbyllur të
magazinimit aty pranë, të tillë si
dollap, përveç rastit kur ka qarkullim
të mjaftueshëm ajri brenda dhe
jashtë zonës. Mund të jetë e
nevojshme të instalohet një tharës
ajri tjetër në zonën e mbyllur për
tharje të pëlqyeshme.
4. Tharësi i ajrit duhet instaluar në
dysheme të niveluar që do ta mbajë
atë me një kovë plot me ujë.
5. Duhet të ketë një hapësirë minimale
prej 12 inç (30,5 cm) rrotull tharësit
të ajrit.
Si funksionon
Kur ndizet njësia, ventilatori fillon të
tërheqë ajrin e ngarkuar me lagështi
përgjatë spiraleve të tharësit të ajrit.
Spiralet e kondensojnë ose e tërheqin
lagështirën nga ajri dhe ai del në dhomë
nga grilat anësore si ajër i thatë dhe i
ngrohtë. Lagështira e hequr nga ajri
mblidhet në një kovë përpara tharësit
të ajrit.
Njësia është projektuar të funksionojë
midis 5°C (41°F) dhe 35°C (96°F).
Njësia nuk do të funksionojë siç duhet
nëse temperatura është jashtë këtyre
kufijve, ose performanca e tij do të
pësojë rënie të madhe.
Qarku i "kompresorit" ka një ndezje
të ngadalësuar prej 3 minutash nëse
njësia fiket dhe ndizet shumë shpejt. Kjo
parandalon mbinxehjen e kompresorit
dhe fikje të mundshme të çelësit.
Sigurohuni që depozita është vendosur
saktë përndryshe njësia nuk do të
ndizet.
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Comentarios a estos manuales