
SQ
9
97
MIRËMBAJTJE
FILTRI KUNDËR YNDYRËS
Mirëmbajtja e vazhdueshme siguron funksionimin dhe
rendimentin e mirë në kohë. Vëmendje të posaçme i duhet dhënë
filtrit kundër yndyrës dhe filtrit me karbon vegjetal aktiv (nëse
aspiratori është në version filtrues) që duhet të ndërrohet
rregullisht.
Ka funksionin e bllokimit të pjesëzave të yndyrta. Është i
vendosur në pjesën e brendshme të rrjetës së thithjes e mund të
jetë ose prej materiali sintetik, ose prej metali. Mirëmbajtja e
filtrit kundër yndyrës ndryshon sipas llojit të përdorur. Filtri
sintetik kundër yndyrës nuk mund të lahet e duhet të
zëvendësohet çdo tre muaj. Filtri metalik kundër yndyrës duhet të
lahet çdo muaj me ujë të ngrohtë e detergjent duke shmangur
përkuljen e tij. Lëreni të thahet para se ta montoni sërish.
FILTËR ME KARBON VEGJETAL AKTIV
Ka funksionin që të mbajë erërat e pranishme në fluksin e ajrit që
e përshkon.
Ajri futet sërish në mjedisin e kuzhinës pasi është pastruar nga
kalimet e mëpasshme nëpërmjet filtrit. Filtri me karbon nuk
mund të lahet e duhet të ndërrohet mesatarisht çdo tre muaj. Për
ta hequr filtrin me karbon, hapeni rrjetën metalike të thithjes e
rrotulloheni pak filtrin në drejtimin e kundërt të akrepave të orës
me një dorë, duke ushtruar njëkohësisht një trysni të lehtë. Për ta
rimontuar ndërroni veprimet.
KUJDES! Ka një rrezik të mundshëm zjarri në qoftë se
filtrat nuk janë të pastra e të zëvendësuara sipas udhëzimeve
të prodhuesit. Për ta hequr filtrin kundër yndyrës është e
domosdoshme të hapet rrjeta e thithjes e të hiqen kapëset e
posaçme të filtrit prej fije metalike.
PASTRIMI
Pastrim
i i aspiratorit duhet bërë rregullisht, të paktën një herë në
muaj, duke përdorur një cohë të lagësht me detergjent të
lëngshëm neutral ose me alkool të denatyruar. Shmangni përdo-
rimin e produkteve gërryese.
Comentarios a estos manuales