• Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
• Mos e pastroni derën prej xhami me
agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse
metalike. Sipërfaqja rezistente ndaj të
nxehtit e xhamit të brendshëm mund
thyhet e të kriset.
• Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen,
ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Lidhuni me
qendrën e shërbimit.
• Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Rrezik zjarri
• Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i
përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
• Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
• Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje.
Pastrimi pirolitik
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë pastrimit
pirolitik.
• Mos u përpiqni të hapni derën dhe mos
ndërprisni energjinë elektrike gjatë
pastrimit pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg gjatë pastrimit pirolitik.
Pajisja nxehet shumë. Ka rrezik djegieje.
• Gjatë pastrimit pirolitik, papastërtitë e
forta mund të shkaktojnë çngjyrim të
smaltit. Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon mbi
funksionimin e pajisjes
Llamba e furrës
• Shkëputeni pajisjen nga korrenti përpara
se të zëvendësoni llambën e furrës. Ka
rrezik goditjeje elektrike!
Qendra e shërbimit
• Vetëm një inxhinier i specializuar mund të
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
miratuar.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
• Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
fizike ose dëmtimeve
– Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
– Priteni kabllon e rrymës dhe hidheni.
– Flakni mbajtësen e derës. Kjo bëhet
për të mos lejuar që fëmijët ose kafshët
e vogla të ngecin brenda pajisjes. Ka
rrezik mbytjeje.
4 electrolux
Comentarios a estos manuales