Electrolux ESF46015XR Manual de usuario Pagina 11

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 20
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 10
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë përpara fillimit të n
programi larjeje Nuk mund të aktivizoni
ose çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë gjatë procesit të një
programi.
Për të aktivizuar funksionin e
shumëfishtë
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksioneve (D) dhe (E) derisa
treguesi i funksionit të shumëfishtë të
ndizet.
4. Lëshojini butonat e funksioneve (D) dhe
(E). Funksioni është aktivizuar.
Kur aktivizoni funksionin e
shumëfishtë, ky qëndron i aktivizuar
derisa ta çaktivizoni ju.
Për të çaktivizuar funksionin e
shumëfishtë dhe për të përdorur
veçmas detergjent, kripë dhe shpëlarës
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksioneve (D) dhe (E) derisa
treguesi i funksionit të shumëfishtë të
ndizet.
4. Lëshojini butonat e funksioneve (D) dhe
(E). Funksioni është çaktivizuar.
5. Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e
shpëlarësit.
6. Vendoseni fortësinë e ujit në nivelin më
të lartë.
7. Nisni një program larjeje pa enë brenda.
8. Kur programi i larjes të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj.
9. Përshtatni sasinë e shpëlarësit
MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË
Referojuni broshurës "Shembuj të
ngarkesave RealLife".
Udhëzime dhe këshilla
Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë
ose në tasa.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë.
Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-
tjetrën.
Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
Lugët përziejini me takëme të tjera për të
mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën.
Kur fusni artikuj në kosh, sigurohuni që uji
t'i prekë të gjitha sipërfaqet.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
Pikat e ujit mund të grumbullohen mbi
artikujt plastikë dhe tiganët që nuk
ngjisin.
PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
Nisja e programit të larjes pa shtyrje të
tij
Ju mund të zgjidhni programin e larjes
me derën e pajisjes hapur apo mbyllur.
Nëse dera është e hapur, mund të
ndryshoni cilësimin, pajisja fillon të
punojë vetëm pasi mbyllet dera.
Nëse dera është e mbyllur, pajisja fillon
të punojë pas 3 sekondash nga
përzgjedhja e programit të larjes.
electrolux 11
Vista de pagina 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 19 20

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios