
A
B
2. Filtri (A) ka dy pjesë. Për të çmontuar
filtrin, tërhiqini nga njëri-tjetri.
3. Pastrojini pjesët plotësisht me ujë.
4. Vendosini dy pjesët e filtrit (A) bashkë
dhe shtyjini. Sigurohuni që ato të jenë
futur siç duhet me njëra-tjetrën.
5. Hiqeni filtrin (B).
6. Pastrojeni filtrin (B) plotësisht me ujë.
7. Vendoseni filtrin (B) në pozicionin e tij
fillestar. Sigurohuni që të jetë futur siç
duhet te dy udhëzuesit (C).
C
8. Vendoseni filtrin (A) në pozicion brenda
filtrit (B). Rrotullojeni filtrin (A) në drejtim
të akrepave të orës derisa të kyçet.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt të
hollë me maj.
Pastrimi i sipërfaqeve të jashtme
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
panelin e kontrollit me një leckë të butë dhe
të njomë.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra ose tretës (p.sh.
aceton).
SI TË VEPROJMË NËSE…
Ndezja e pajisjes nuk kryhet ose pajisja
ndalon gjatë punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për
problemin (referojuni tabelës). Nëse nuk e
gjeni, kontaktoni qendrën e shërbimit.
Për disa keqfunksionime, ekrani tregon
kodin e alarmit:
•
- Pajisja nuk mbushet me ujë
•
- Pajisja nuk e kullon ujin
•
- Pajisja kundër përmbytjes është e
aktivizuar.
Paralajmërim Çaktivizojeni pajisjen
para se të kryeni kontrollet.
Keqfunksionim Shkaku i mundshëm Zgjidhja e mundshme
Pajisja nuk mbushet me ujë. Rubineti i ujit është i bllokuar
ose është i veshur me çmërs.
Pastroni rubinetin e ujit.
Presioni i ujit është shumë i
ulët.
Lidhuni me autoritetin lokal të
ujësjellësit.
Rubineti i ujit është i mbyllur. Hapeni rubinetin e ujit.
14 electrolux
Comentarios a estos manuales