
Treguesit
Ndizet kur vendosni programin e larjes One hour.
1) Kur mbajtësja e kripës dhe/ose shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizen gjatë procesit të
programit të larjes.
Butoni On/off (ndezje/fikje)
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Dhjetë minuta pas përfundimit të programit
të larjes, funksioni Auto Off e çaktivizon
automatikisht pajisjen. Kjo ndihmon për të
kursyer energji.
Ekrani
Në ekran shfaqet:
• Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
të ujit
• Aktivizimi dhe çaktivizimi i folesë së
shpëlarësit (vetëm me funksionin multitab
të aktivizuar)
• Koha e programit të larjes
• Koha e mbetur deri në përfundim të
programit të larjes
• Përfundimi i një programi larjeje (në ekran
do të shfaqet një zero)
• Shtyrja e kohës së programit
• Kodet e alarmit.
Butoni i vonimit të nisjes
Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të
shtyrë fillimin e programit të larjes nga 1 në
24 orë.
Butonat e përzgjedhjes së programeve
Shtypni një nga këta butona për të
përzgjedhur një program larjeje. Treguesi
përkatës ndizet. Referojuni kapitullit
"Programet e larjes".
Butonat e funksionit
Me këto butona ju mund të:
• Rregulloni elektronikisht nivelin e zbutësit
të ujit. Referojuni kapitullit ‘Vendosja e
zbutësit të ujit'.
• Aktivizoni/çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë. Referojuni "Funksioni i
shumëfishtë".
• Aktivizoni dhe çaktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit (vetëm kur funksioni i
shumëfishtë është i ndezur). Referojuni
kapitullit "Si të veprojmë nëse...".
• Anuloni një program larjeje që po
ekzekutohet. Referojuni 'Përzgjedhja dhe
startimi i një programi larës’.
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
• Për të vendosur dhe nisur një program
larjeje.
• Për të vendosur dhe nisur shtyrjen e një
programi.
• Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit.
• Për të aktivizuar ose çaktivizuar
funksionin e shumëfishtë.
• Për të aktivizuar ose çaktivizuar folenë e
shpëlarësit (vetëm kur funksioni i
shumëfishtë është i aktivizuar).
Aktivizoni pajisjen. Pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes, kur:
• Të gjithë treguesit e programeve ndizen.
Aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është në
modalitetin e përzgjedhjes, kur:
• Vetëm treguesi i një programi ndizet.
• Ekrani tregon kohën e programit të larjes
ose kohën e shtyrjes së programit.
– Është e nevojshme të anuloni
programin ose shtyrjen e programit për
t’u kthyer te regjimi i përzgjedhjes.
Referojuni 'Përzgjedhja dhe startimi i
një programi larës’.
PËRDORIMI I PAJISJES
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit
të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në
zonën tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin
e ujit.
2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për
enëlarëse.
electrolux 7
Comentarios a estos manuales