
ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
7.2 Këshilla për vendosjen e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë
nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni se ushqimet e ngrira që
keni blerë janë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
• të siguroheni se ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës,
në një kohë sa më të shkurtër;
• të mos e hapni shpesh kapakun apo ta
lini hapur më gjatë se ç'duhet.
• Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish.
• Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
8. KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon
në njësinë e saj ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi
duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
8.1 Pastrimi periodik
1.
Fikni pajisjen.
2.
Shkëputeni pajisjen nga priza.
3.
Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe
aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe
sapun neutral. Pastrojeni me kujdes
guarnicionin e kapakut.
4.
Thajeni plotësisht pajisjen.
5.
Futeni sërish në prizë pajisjen.
6.
Ndizni pajisjen.
KUJDES
Mos përdorni detergjentë,
produkte gërryes, produkte
pastrues me shumë parfum ose
pastrues me përmbajtje dylli për të
pastruar pjesën e brendshme të
pajisjes.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Nuk është nevoja të pastroni
zonën e kompresorit.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me
pak lëng larës.
8.2 Shkrirja e ngrirësit
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës
arrin një trashësi prej 10-15 mm.
Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin
kur brenda tij ka pak ose nuk ka ushqime.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1.
Fikni pajisjen.
2.
Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
3.
Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën
nga tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe
mblidheni ujin e shkrirë në një kovë.
Përdorni një kruese për të hequr
shpejt akullin.
4.
Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5.
Ndizni pajisjen.
6.
Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni
ftohtësinë maksimale dhe lëreni
pajisjen të punojë për dy ose tre orë
me këtë përzgjedhje.
SHQIP 9
Comentarios a estos manuales