
electrolux 21
Zhurmat gjatë funksionimit
Gjatë funksionimit të zonave të gatimit me
induksion, në pajisjen e gatimit mund të
lindin zhurmat që jepen më poshtë, në varësi
të materialit dhe të cilësisë së fundit të enës:
• Kërcitje (1)
gjatë përdorimit të enëve të gatimit me
materiale të ndryshme (mënyra e
ndërtimit sanduiç)
• Fishkëllimë (1)
gjatë funksionimit të një zone të vetme
gatimi ose e disa zonave të gatimit me
fuqi të madhe, kur përdoret enë gatimi
nga materiale të ndryshme (mënyra e
ndërtimit sanduiç)
• Zukatje (2)
mund të ndodhë në nivelet e gatimit me
fuqi të madhe
• Klikim (2)
gjatë proceseve të ndezjes/fikjes
elektronike
• Fëshfëritje, gumëzhimë (3)
Aparati është e pajisur me një ventilator
për ftohjen e pjesëve elektronike. Gjatë
kohës që ventilatori është në punë,
dëgjohet një gumëzhimë ose një
fëshfëritje e lehtë, e cila mund të
ndryshojë sipas fuqisë dhe që mund të
dëgjohet gjithashtu për pak kohë, edhe
pasi pajisja të jetë fikur.
Këto zhurma janë normale dhe nuk
tregojnë asnjë defekt.
Heqja e mbeturinave
2 Materiali ambalazhues
Materialet ambalazhuese e respektojnë
mjedisin dhe janë të riciklueshme. Pjesët
prej plastiku janë të shenjuara, p. sh.
>PE<>PS< etj. Hiqini materialet e
ambalazhimit sipas shenjimit të tyre në
konteinerët e parashikuar për
grumbullimin e tyre tek organet
komunale të heqjes së mbeturinave.
2 Aparati i përdorur
Aparatin tuaj të vjetër, që nuk mund të
përdoret mëhiqeni sipas direktivave për
heqjen e mbeturinave që vlejnë në
vendbanimin tuaj.
3
2
1
Comentarios a estos manuales