Electrolux EHG6763X Manual de usuario Pagina 4

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 56
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 3
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik
përpara se të kryeni mirëmbajtjeje
ose pastrim.
Terminali i kabllos kryesore ka tension
elektrik.
Shkëputeni tensionin nga terminali.
Siguroni mbrojtjen nga goditja elektrike
nëpërmjet montimit profesional.
Lidhjet e lira dhe joprofesionale spinë-
prizë mund ta tejnxehin terminalin.
Lidhjet me grupin e prizës duhet të
kryhen saktë nga një elektricist i
kualifikuar.
Përdorni një kapëse në kabllo për të
parandaluar përdredhjen e tij.
Përdorni kabllon e duhur për lidhje me
rrymën dhe ndërroni kabllot e dëmtuara
me kabllo të përshtatshme. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të
tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjitha polet me një
zgavër kontakti prej së paku 3 mm.
Nëse mbajtësja shtrënguese është
shumë pranë bllokut të terminalit, bëni
gjithnjë kujdes që kablloja lidhëse të mos
bjerë në kontakt me cepin e mbajtëses.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës, siguresa
(siguresa tip vidhash të hequra nga
pronari), çelësa tokëzues dhe kontaktorë.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve fizike
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti.
Priteni kordonin elektrik atje ku lidhet
me pajisjen dhe hidheni.
Shtypini tubat e jashtëm të gazit nëse
janë të montuar.
Kontaktoni vendet lokale të autorizuara
për hedhjen e pajisjes tuaj.
INSTALIMI
Paralajmërim Udhëzimet e
mëposhtme lidhur me instalimin dhe
mirëmbajtjen duhet të kryhen nga një
personel i kualifikuar dhe në përputhje
me standardet dhe rregullat vendore në
fuqi.
Lidhja e gazit
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose përdorni
një tub fleksibël prej inoksi në përputhje me
rregulloren në fuqi. Nëse përdorni tuba
metalikë fleksibël, bëni kujdes që këta të
mos bien në kontakt me pjesët e lëvizshme
ose që të mos shtypen. Gjithashtu kini
kujdes kur vatra të vendoset bashkë me
furrën.
E rëndësishme Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gas të pajisjes u bindet vlerave
të rekomanduara. Rekordi tip bërryl lidhet
me linjën e ushqimit me gaz nëpërmjet një
dadoje të filetuar G 1/2". Vidhosini pjesët pa
ushtruar forcë, rregulloni lidhjen në drejtimin
e kërkuar dhe shtrëngojini mirë të gjitha.
1
2
2
3
4
1 Fundi i boshtit me vidë
2 Rondelja (rondelja shtesë është vetëm
për Slloveni dhe Turqi)
3 Bërryli
4 Mbajtësja e tubit prej gome për gaz të
lëngshëm (vetëm për Slloveni dhe
Turqi)
Lidhja e tubave fleksibël jometalik
Nëse është e mundur që të kontrollohet
lehtësisht lidhja në të gjithë sipërfaqen e saj,
ju mund të përdorni një tub fleksibël. Lidhni
fort tubin fleksibël me borseta.
4 electrolux
Vista de pagina 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 55 56

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios