
KUJDESI DHE PASTRIMI
Paralajmërim Fikni pajisjen dhe lëreni
të ftohet para se ta pastroni.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik
përpara se të kryeni çdo veprim
pastrimi ose mirëmbajtjeje.
Paralajmërim Për arsye sigurie, mos e
pastroni pajisjen me pastrues me avull
ose me pastrues me presion të lartë.
Paralajmërim Mos përdorni kurrë
produkte gërryese pastruese, vatë me
lesh teli ose acide, pasi ato mund të
dëmtojnë pajisjen.
• Ju mund t'i hiqni mbajtëset e enëve për
ta pastruar vatrën me lehtësi.
• Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë të
ngrohtë dhe sapun dhe thajini me kujdes
përpara se t'i vendosni në vend.
• Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
fshijini me një leckë të butë.
• Skarat e enëve nuk janë të përshtatshme
të lahen në enëlarëse; ato duhet të lahen
me dorë.
• Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur
nga ndonjë buzë e mprehtë e mbetur nga
procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
• Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
• Në mënyrë që pipëzat e gazit të
funksionojnë mirë, sigurohuni që krahët e
skarës mbështetëse të jenë në qendër të
vatrës.
•
Tregoni shumë kujdes kur t'i
rivendosni skarat mbështetëse, për
të mos e dëmtuar vatrën.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.
Heqja e ndotjeve:
1. – Hiqni menjëherë: materialet plastike
që shkrijnë, letrat plastike dhe
ushqimet me përmbajtje sheqeri.
– Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Përdorni një
pastrues të posaçëm për xham ose
inoks.
2. Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
3. Në fund Thajeni aparatin me të
fërkuar me një rreckë të pastër
Çeliku inoks mund ta humbasë shkëlqimin
nëse tejnxehet. Në lidhje me këtë, mos
gatuani me enë prej guri, enë prej balte ose
pllaka gatimi prej gize. Mos përdorni letër
alumini për të parandaluar dëmtimin e
syprinës gjatë përdorimit.
Pastrimi i kandelës ndezëse
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini
të pastra për të shmangur vështirësitë në
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e
kurorës së pipëzës të mos jenë të
bllokuara.
Mirëmbajtja periodike
Flisni periodikisht me Qendrën tuaj lokale të
Shërbimit që të kontrollojnë gjendjen e tubit
të gazit dhe rregulluesin e presionit, nëse
është i pranishëm.
SI TË VEPROJMË NËSE…
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk ka shkëndija kur ndizni
gazin
• Nuk ka rrymë • Sigurohuni që njësia të jetë e
lidhur me rrjetin dhe furnizimi
me energji elektrike të jetë
aktivizuar.
• Kontrolloni siguresën. Nëse
siguresa bie më shumë se
një herë, lidhuni me një
elektricist të kualifikuar.
electrolux 9
Comentarios a estos manuales