
4.5 Raftet e derës
1
2
2
4.6 Kontrolli i lagështisë
Vrimat e ajrimit, mbi sirtarin e zarzavateve,
kontrollojnë nivelin e lagështisë në sirtar.
Me levën e rrëshqitëse mund të hapni ose
mbyllni vrimat e ajrimit
• Vrimat e ajrimit janë të mbyllura. Ka
nivel të lartë lagështire në sirtar.
• Vrimat e ajrimit janë të hapura. Ka më
shumë qarkullim ajri dhe kjo ul nivelin e
lagështirës në sirtar
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
5.1 Kursimi i energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose të ngrirësit.
• Mos e mbani derën e frigoriferit ose të
ngrirësit hapur për më gjatë se sa
nevojitet.
• Nëse pajisja funksionon vazhdimisht
dhe ka brymë në pjesët e brendshme të
poshtme, shkaku mund të jetë:
– Çelësi i temperaturës është vendosur
në pozicionin më të ulët.
– Temperatura e dhomës, ku është
instaluar pajisja, është tepër e
ngrohtë.
– Pajisja është plot.
Vendoseni çelësin e temperaturës në
një pozicion më të lartë. Fillon shkrirja
automatike dhe konsumi i energjisë
ulet.
5.2 Ftohja
• Mos vendosni ushqim të nxehtë në
frigorifer. Prisni derisa të ftohet.
• Mos vendosni në frigorifer lëngje që
avullojnë.
• Të gjitha ushqimet që mbajnë erë të
rëndë vendosini në enë të mbyllura.
• Sigurohuni që rreth ushqimit të
qarkullojë ajër.
• Vendosni të gjitha llojet e mishrave në
qese plastike. Vendosini në raftin prej
xhami mbi sirtarin e zarzavateve. Mos e
mbani mishin në frigorifer për më
shumë se 2 ditë.
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales