
Paralajmërim Pajisja nuk është
ndërtuar për t'u përdorur nga fëmijë ose
nga persona me aftësi fizike, ndjesore
ose mendore të kufizuara, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, pa
mbikëqyrjen ose udhëzimet e një
personi përgjegjës.
• Mos e sforconi platformën e rrotullueshme
për ta rrotulluar atë me dorë. Kjo mund të
shkaktojë keqfunksionim.
• Pajisja nuk është projektuar për të punuar
me një kohëmatës të jashtëm ose me një
sistem komandimi të veçuar.
• Duhet të bëni kujdes që të mos mbuloni
vrimat e ajrimit që ndodhen në pjesën e
sipërme, të pasme, anësore dhe të
poshtme të furrës me mikrovalë.
Paralajmërim Mos e përdorni
mikrovalën për qëllime komerciale. Kjo
mikrovalë është projektuar për përdorim
shtëpiak.
Siguria e enëve
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për
përdorimin në mikrovalë.
Në furrë mund të ndodhë shkarkesë elektrike
gjatë funksionit të mikrovalës, si pasojë e
përdorimit të enëve metalike. Shkarkesat e
vazhdueshme mund ta dëmtojnë njësinë.
Ndalojeni programin dhe kontrolloni enën.
Shumica e enëve prej qelqi, prej qeramike
dhe qelqurina që i resitsojnë të nxehtit janë të
shkëlqyera për përdorimin në mikrovalë.
Edhe pse energjia e mikrovalëve nuk i nxeh
shumicën e enëve prej qelqi dhe qeramike,
por këto enë mund të nxehen si rezultat i
përcjelljes së nxehtësisë nga ushqimi në enë.
Këshillohet përdorimi i dorezave të gatimit
për të nxjerrë enët.
Udhëzime për enët e furrës dhe
aksesorët
Mund të përdorni një sërë Enësh dhe
Materialesh për gatimin në furrën me
mikrovalë.
Për sigurinë tuaj dhe për të shmangur
dëmtimin e enëve dhe furrës tuaj, zgjidhni
enë dhe materiale të përshtatshme për çdo
metodë gatimi.
Në listën e mëposhtme gjeni udhëzime të
përgjithshme.
•
: Enët e furrës dhe aksesorët që duhen
përdorur
•
: Enët e furrës dhe aksesorët që duhen
shmangur
electrolux 3
Comentarios a estos manuales