Electrolux EMM20208X Manual de usuario Pagina 6

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 12
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 5
Ringrohja e ushqimit të ftohur
Udhëzimet e prodhuesit për kohën e gatimit
të ushqimit përdorini vetëm si udhëzime.
Nëse ushqimi nuk është gatuar mirë në
kohën e caktuar, futeni sërish në furrë dhe
vazhdoni gatimin derisa të gatuhet plotësisht.
Trazojeni gjithmonë rregullisht ushqimin,
veçanërisht salcat dhe tavat.
Koha e qëndrimit është shumë e
rëndësishme, ajo është pjesë e procesit të
gatimit si dhe mundëson njëtrajtësimin e
temperaturës nëpër ushqim.
Shkrirja
1. Hapni derën, vendosni ushqimin mbi
pllakën e rrotullueshme. Mbylleni derën.
2. Vendoseni përzgjedhësin e fuqisë në
nivelin e dëshiruar të fuqisë. (Shihni
udhëzuesin e përzgjedhjes së fuqisë së
mikrovalës.)
3. Vendoseni kohëmatësin në kohën e
dëshiruar të gatimit.
4. Furra fillon të shkrijë.
Në përfundim të programit, mikrovala
fiket dhe lëshon një tingull.
Kur gatuani për më pak se 2 minuta,
vendoseni kohëmatësin në një kohë më
të gjatë e më pas kthejeni sërish në
kohën e dëshiruar.
Pas përdorimit, sigurohuni që ta ktheni
kohëmatësin në 0, përndryshe furra do
të vazhdojë të punojë.
Tabelat e Programeve
Udhëzuesi i përzgjedhjes së fuqisë së mikrovalës
Përzgjedhja e
fuqisë
Përdorimi i këshilluar
150 W Mbajtja ngrohtë; Mbajtja ngrohtë e ushqimeve
(Shkrirja)
Shkrirja; Shkrirja e ushqimeve të ngrira.
460 W Mesatare; Shkrirje më e shpejtë dhe ringrohje tavash dhe gjyveçi.
650 W Ringrohje; Pjekja e kekëve dhe pudingëve si dhe ringrohja e ushqimeve të para-
gatuara. Pjekja e copave të mishit dhe shpendëve.
800 W E lartë; Zierja dhe ringrohja e lëngjeve. Gatimi i perimeve. Para-ngrohja e enës
së posaçme për mikrovalën.
Udhëzime dhe këshilla
Këshilla për mikrovalën
Mbajeni gjithmonë furrën të pastër -
shmangni derdhjet e ushqimit dhe mos
harroni të pastroni nën pllakën e
rrotullueshme dhe derën nga brenda.
Përdorni mundësisht tava sferike ose ovale
me kapak, kur gatuani në furrën me
mikrovalë.
Mos përdorni tava metalike ose me
dekoracione metalike. Materiale të
caktuara plastike mund të shkrihen dhe të
deformohen nga ushqimi i nxehtë.
Mbulojeni ushqimin gjatë gatimit. Përdorni
një kapak qelqi, një pjatë ose një letër
rezistuese ndaj yndyrës.
Brumërat, bukën dhe të tilla të ngjashme
mund t'i shkrini direkt brenda koshit të
bukës ose mbi një pecetë letre.
Nëse e ngrohni ushqimin e ngrirë brenda
ambalazhit të tij origjinal, paketimi duhet
hapur. Ambalazhet që përmbajnë pjesë
ose dekoracione metalike nuk duhen
përdorur, përsa kohë nuk këshillohet
përdorimin i tyre në mikrovalë. Hiqni
kapëset metalike dhe lidhëset e telit.
Copa të vogla letre alumini mund të
përdoren për të mbuluar pjesë që
mbinxehen shpejt si p.sh., kofshë pule.
Ushqimet me lëkure ose cipë duhen
shpuar me një pirun - p.sh. patatet dhe
salsiçet. Mos i zieni vezët në furrën me
mikrovalë pasi mund të pëlcasin.
Copat e mëdha e të trasha vendosni nëpër
qoshet e tavës dhe përpiquni ta copëtoni
ushqimin në pjesë me madhësi të njëjtë.
Vendoseni gjithnjë ushqimin në qendër të
furrës.
6 electrolux
Vista de pagina 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios