Electrolux EMM20208X Manual de usuario Pagina 7

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 12
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 6
Ushqimi do të gatuhet njëtrajtshmërisht
nëse e trazoni atë disa herë.
Vendosni gjithmonë një kohë më të
shkurtër gatimi se ajo që tregohet në
recetë, për të shmangur gatimin e tepruar.
Sa më e madhe të jetë sasia e ushqimit, aq
më shumë kohë zgjat gatimi.
Përdorni pak ose aspak ujë për perimet.
Përdorni më pak kripë dhe erëza se sa për
gatimin 'normal'.
•Pas sezonit.
Lërini 'të qëndrojnë' disa minuta pasi të
jetë fikur furra, për të siguruar rezultate të
plota dhe gatim të njëtrajtshëm.
Sigurohuni gjithmonë që ushqimi të jetë i
nxehtë përpara se ta servirni.
Përdorni mbajtëse tenxheresh ose doreza
kuzhine kur nxirrni enët dhe ushqimet nga
furra.
Këshilla për mikrovalën
Zbutje mjalti
Nëse keni një kavanoz me mjaltë, i cili
është kristalizuar, hiqni kapakun dhe
vendoseni kavanozin në furrë me
mikrovalë me fuqi mesatare për 2 minuta.
Shkrirje Çokollate
Thyeni 100g çokollatë në kutiçka,
vendosini ne një tas dhe ngrohini me fuqi
të lartë për 1-2 minuta si dhe trazojini mirë.
Zbutja ose Shkrirja e Gjalpit
Shkrirja kërkon disa sekonda me fuqi të
lartë. Zbutja bëhet më mirë me fuqi të ulët.
Freskim ose Ngrohje Buke
Përdorni fuqi mesatare për disa sekonda.
Qërimi i lehtë i Hudhrës
Ngrohni 3 ose 4 thelpinj hudhër me fuqi
lartë për 15 sekonda. Shtrydhini në njërin
skaj derisa hudhra të dalë jashtë.
Lëng Frutash
Qitrot lëshojnë më shumë lëng nëse
ngrohen në fuqi të lartë për 15 sekonda
përpara se t'i shtrydhni.
Gatimi i Qullit
Qulli gatuhet lehtë në enë pa qenë nevoja
të lani tavat që ngjisin. Ndiqni udhëzimet e
prodhuesit' të ushqimit.
Të dhëna Teknike
Specifikimet teknike Vlera
Tensioni AC 230 -240 V
Fuqia e kërkuar 1200 W
Fuqia e prodhuar e mikrovalës 800 W
Frekuenca e mikrovalëve 2450 MHz
Përmasat e jashtme (Gjer.x Gjat.x Thell.) 595 x 370 x 325 mm
Përmasat e brendshme (Gjer.x Gjat.x Thell.) 305 x 210 x 280 mm
Kapaciteti i furrës. 18ltr
Pesha 17kg
Probleme që lidhen me mjedisin
Instalimi
Hiqni çdo etiketë reklamuese nga dera.
Mikrovala duhet vendosur mbi një
sipërfaqe të sheshtë e të niveluar.
Sipërfaqja duhet të jetë mjaftueshëm e
fortë për të mbajtur të sigurt peshën (17
Kg) e furrës, dhe përmbajtjen. Për të
shmangur mundësinë e vibrimeve ose
zhurmave, duhet ta vendosni furrën në një
pozicion të qëndrueshëm.
Mbajeni furrën larg nxehtësisë dhe ujit.
Ekspozimi në të nxehtë dhe ujë mund të
ulë efikasitetin dhe mund të çojë në
keqfunksionim, për këtë arsye vendoseni
furrën larg nxehtësisë dhe burimeve të ujit.
electrolux 7
Vista de pagina 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios