Electrolux EN3850DOX Manual de usuario Pagina 18

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 60
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 17
Treguesi i jetëgjatësisë është
projektuar të përdoret vetëm
bashkë me filtrin
PUREADVANTAGE.
Treguesi i jetëgjatësisë ju kujton se kur
vjen koha për të ndërruar filtrin
PUREADVANTAGE™. Çdo pikë i
referohet një jetëgjatësie prej rreth një
jave. Jetëgjatësia e rekomanduar e filtrit
PUREADVANTAGE™ prej katër javësh
(30 ditë) është e barabartë me katër pika
(100%). Pas çdo jave do të zhduket nga
një pikë për të treguar jetëgjatësinë e
mbetur të filtrit. Ja se si funksionon
treguesi i jetëgjatësisë:
1.
Shtypni butonin STATUS për të
aktivizuar ekranin.
2.
Për të parë statusin e filtrit
PUREADVANTAGE™ në çdo
moment; shtypni butonin për 0.5 - 2
sekonda. Për shembull; kur janë të
dukshme katër drita, filtri është 100%
i plotë me katër javë përdorimi të
mbetura
3.
Për të rivendosur kohëmatjen, shtypni
butonin për 3 sekonda ose më
shumë.
4.
Ndërroni filtrin PUREADVANTAGE™
kur të gjitha dritat të jenë duke
pulsuar
5.7 Të dhëna të rëndësishme
Vrima e valvulës së derës së frigoriferit
duhet mbyllur me Valvulën e Ujit gjatë
funksionimit të rregullt të pajisjes.
Përdorni vetëm ujë të pijshëm.
Përdorimi i çdo lloj pijeje tjetër mund të
lërë mbeturina, shije ose aromë në
rezervuar dhe rubinet.
Ka mundësi të dëgjoni zhurma të
shkaktuara nga hyrja e ajrit kur uji del
nga rezervuari.
Në rast se uji nuk rrjedh mirë, shtypeni
levën që lëshon ujin edhe njëherë.
Mbajeni gotën nën rubinet për disa
çaste, që të siguroheni që uji të bjerë në
gotë.
Mos përdorni pije të gazuara, si p.sh.
pije joalkoolike. Pija mund të rrjed
jashtë si pasojë e presionit të gazit.
Kini parasysh se uji është produkt
ushqimor. Ju lutemi konsumojeni ujin e
filtruar brenda një ose dy ditësh.
Nëse njësia e filtrit të ujit
PUREADVANTAGE nuk përdoret për
një kohë të gjatë (p.sh. gjatë
pushimeve), ju këshillojmë të derdhni
jashtë ujin e mbetur brenda sistemit
dhe ta lini filtrin brenda.
Përpara se ta përdorni sistemin sërish,
nxirrni jashtë filtrin dhe përsëritni hapat
1 deri 4 të paragrafit "Si të përdorni
filtrin PUREADVANTAGE".
Njësia e filtrit të ujit PUREADVANTAGE
është projektuar për të përdorur vetëm
ujë rubineti të trajtuar nga bashkia
(shënim: ky ujë kontrollohet vazhdimisht
dhe sipas rregulloreve ligjore është i
sigurt për t'u pirë) ose me ujë nga
ujësjellës privatë, uji i të cilëve është
provuar si i sigurt për t'u pirë.
18
www.electrolux.com
Vista de pagina 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 59 60

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios