
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent,
pluhura gërryese, produkte
pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyllë për të
pastruar brendësinë e pajisjes,
pasi këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet dhe mund të lënë një
erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë)
dhe kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do
të kursejë konsumin e energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me
pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me
ushqimin kryesor.
7.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një vrime kullimi
brenda një mbajtëseje të posaçme që
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju
është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në
vrimën e kullimit.
7.4 Shkrirja e ngrirësit
Gjithashtu, dhomëza e ngrirjes në këtë
model është e llojit "pa ngricë". Kjo do të
thotë se gjatë procesit të punës nuk
krijohet ngricë, as në muret e brendshëm
as mbi ushqime.
Moskrijimi i ngricës vjen si rezultat i
qarkullimit të vazhdueshëm të ajrit të
ftohtë brenda dhomëzës, që vihet në
punë nga një ventilator automatik.
SHQIP 21
Comentarios a estos manuales