
Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund
të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh
kjo, rivendoseni çelësin e
temperaturës në një vendosje
më të ngrohtë.
Ushqimin e freskët që do të ngrihet
vendoseni në dhomëzën e sipërme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakën regjistruese, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
4.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
përzgjedhjen më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ndërprerjes së
korrentit dhe nëse kjo ka
zgjatur më shumë në kohë se
vlera e shfaqur në tabelën e të
dhënave teknike në pikën
"koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të mund
të rivendoset në ngrirje (jo të
nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
4.3 Treguesi i temperaturës
Kjo pajisje shitet në Francë.
Në përputhje me rregulloret në
fuqi në këtë shtet, ajo duhet të
pajiset me një mekanizëm të
veçantë (shikoni figurën) që
vendoset në dhomëzën e
poshtme të frigoriferit për të
treguar zonën më të ftohtë të
tij.
4.4 Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në
dhomëzën ftohëse ose në temperaturën
e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
4.5 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit.
Mos përdorni vegla metalike
për të hequr kutitë nga
ngrirësi.
1. Mbushini këto tabaka me ujë
2. Vendosni tabakatë e akullit në
dhomën e ngrirësit.
4.6 Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm
me kanale (të rregullueshme nëpërmjet
një leve rrëshqitëse), i cili mundëson
rregullimin e nivelit të lagështisë në
sirtarin(-ët) e zarzavateve.
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales