
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të
ushqimit tek dhomëzat e frutave dhe
zarzavateve ruhet për një kohë më të
gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak
përmbajtje lagështie në dhomëzat e
frutave dhe zarzavateve.
4.7 Akumulatorët e ftohtësisë
Në ngrirës gjenden një ose më shumë
akumulatorë ftohtësie; këto rrisin
kohëzgjatjen e ruajtjes së ushqimit në
rast shkëputjeje të energjisë ose defekti.
4.8 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
4.9 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni gradualisht raftin në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
5.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
5.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë
absolutisht të hapur më shumë se
ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
vendosur në temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh,
vendoseni rregullatorin e
temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ngrohtë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
www.electrolux.com8
Comentarios a estos manuales