Electrolux EOB64201X Manual de usuario Pagina 2

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 24
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 4
Përdorimi I përditshëm 5
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 9
Kujdesi dhe pastrimi 20
Si të veprojmë nëse… 23
Probleme që lidhen me mjedisin 23
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me
kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me pajisjen
edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Mos lejoni që personat, përfshirë dhe
fëmijët, me ndjeshmëri të reduktuar fizike,
me funksione të reduktuara mendore apo
mungesë eksperience dhe njohurish të
përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë
nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes, nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët e vogla larg
enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është
e hapur ose pajisja është në funksionim.
Ekziston rreziku i lëndimeve fizike ose
gjymtimeve të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokues kur është
ndezur ose buton kyçjeje, përdoreni atë.
Mbron fëmijët dhe kafshët e vogla nga
përdorimi aksidental i pajisjes.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje.
Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të
pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe montojë pajisjen. Kontaktoni
një qendër shërbimi të miratuar. Kjo gjë
parandalon rrezikun e dëmtimeve në
strukturë ose lëndimet fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen nëse
ajo është e dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, kontaktoni shitësin.
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa
mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të
parë. Mos e hiqni pllakëzën e parametrave.
Kjo mund të shfuqizojë garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike dhe/ose të gazit, etj.)!
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza.
Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik
tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjitha polet me një
zgavër kontakti prej minimalisht 3 mm.
Duhet të dispononi pajisjet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës, siguresa
(siguresa tip vidhash të hequra nga
pronari), çelësa tokëzues dhe kontaktorë.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën
dhe pranë strukturave të sigurta.
2 electrolux
Vista de pagina 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 23 24

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios