• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Pajisja nuk mund të vendoset mbi një
bazament.
• Furrat inkaso dhe sipërfaqet inkaso të
gatimit janë pajisur me sistem të posaçëm
instalues. Për arsye sigurie duhet të
kombinoni vetëm pajisje nga i njëjti
prodhues
Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
etiketën e parametrave të përputhen me
furnizimin me energji elektrike të shtëpisë
suaj.
• Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakëzën e parametrave.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
• Kur lidhni pajisje elektrike në prizat
kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin
ose të jenë pranë derës së pajisjes me
nxehtësi.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
• Bëni kujdes të mos dëmtoni ose shkaktoni
dëmtime tek spina (nëse është e
zbatueshme) dhe kabllon kryesore të
elektrikut mbrapa pajisjes.
• Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e
aplikueshme.
Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi. Kjo bëhet për të shmangur
lëndimet fizike ndaj personit ose dëmtimet
në pronë.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
apo mbështetëse.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende që janë të lagura me produkte
që marrin flakë, dhe/ose objekte që marrin
flakë (të përbëra nga plastikë ose alumin)
afër ose brenda në pajisje. Ka rrezik
shpërthimi ose zjarri.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik djegieje.
Përdorni doreza kur vendosni ose hiqni
aksesorë ose enë gatimi.
• Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni
derën ndërsa pajisja është në punë. Mund
të dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje të
lëkurës.
• Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime
të smaltit:
– mos vendosni asnjë lloj gjëje direkt mbi
fundin e pajisjes ose mos e mbuloni me
letër alumini;
– mos vendosni ujë të nxehtë direkt në
pajisje;
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon mbi
funksionimin e pajisjes
• Mos e përdorni këtë pajisje nëse është në
kontakt me ujin Mos e përdorni pajisjen me
duar të njoma.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Derën e pajisjes mbajeni gjithnjë mbyllur,
edhe kur përdorni skarën.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni pajisjen dhe
hiqeni atë nga lidhja me energjinë elektrike.
• Përpara se të ndërmerrni riparime,
sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik djegieje. Ka rrezik që xhami të mund
të thyhet.
• Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë
Grumbullimi i yndyrave apo ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e
materialit të sipërfaqes
• Për sigurinë tuaj personale dhe sigurinë e
pronës tuaj, pastrojeni pajisjen vetëm me
ujë dhe sapun. Mos përdorni produkte të
ndezshme ose produkte që mund të
shkaktojnë gërryerje.
• Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë, objekte
të mprehta, pastrues abrazivë, sfungjerë
abrazivë dhe lëngje që heqin njollat.
electrolux 3
Comentarios a estos manuales