
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 3
Përpara përdorimit të parë 4
Përdorimi I përditshëm 4
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 8
Kujdesi dhe pastrimi 20
Si të veprojmë nëse… 23
Hedhja e pajisjes 23
Shërbimi dhe pjesët e këmbimit 23
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Siguria për fëmijët dhe personat e paaftë
• Njerëzit (përfshirë fëmijët), të cilët nuk
munden ta përdorin pasjisjen si pasojë e
aftësive të kufizuara fizike, ndjesore ose
mendore apo e mungesës së përvojës,
nuk duhet ta përdorin këtë pajisje pa
mbikëqyrjen ose udhëzimin e një personi
përgjegjës.
• Aktivizoni bllokimin e fëmijëve për rastet
kur keni të bëni me fëmijë. Bllokimi i
fëmijëve siguron që fëmijët të mos e ndezin
pajisjen aksidentalisht.
Masat e sigurisë për instalimin
• Lini që instalimin ta kryejë një elektricist i
kualifikuar. Nëse nuk kontaktoni një
elektricist të kualifikuar, garancia bëhet e
pavlefshme në rastin e një dëmtimi.
• Për siguri në instalim, referojuni kapitullit
"Instalimi"
Siguria elektrike
• Lini që pajisjen ta lidhë një elektricist i
regjistruar.
• Për siguri në instalim, referojuni kapitullit
"Instalimi"
Rrezik zjarri
• Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i
ingredientëve me alkool mund të shkaktojë
një përzierje të alkoolit me ajrin. Ka rrezik
zjarri.
• Shmangni shkëndija ose flakë e hapur
pranë pajisjes kur hapni derën. Ka rrezik
zjarri.
• Mos mbani në pajisje materiale që marrin
flakë. Ka rrezik zjarri.
Masa për sigurinë e përdorimit
Çngjyrosja e smaltit të furrës nuk ndikon
në punën e pajisjes. Garancia nuk bëhet
e pavlefshme.
• Përdoreni pajisjen vetëm për gatimin,
pjekjen e ushqimit.
• Kur lidhni pajisje elektrike me prizat
kryesore, mos i lini kabllot të prekin apo të
afrohen me derën e nxehtë të furrës.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik djegieje.
• Mos e mbuloni pajisjen me fletë alumini për
të shmangur dëmtime të smaltit të furrës.
• Mos vendosni tava pjekjeje, tenxhere, etj.
mbi bazamentin e furrës për të shmangur
dëmtime të mundshme të smaltit të furrës.
• Mos vendosni kurrë ujë të nxehtë direkt
brenda pajisjes, për të shmangur dëmtime
ose çngjyrosje të smaltit të furrës.
• Përdorni një tavë të thellë pjekjeje për
kekët shumë të njomë. Nëse nuk veproni
kështu, lëngjet e frutave mund të lënë
gjurmë të përhershme.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur të
pajisjes.
• Bëni kujdes kur çmontoni ose kur montoni
panelet e xhamit.
• Mos mbani ushqime të lëngshme në
pajisje për të shmangur dëmtime të smaltit
të furrës.
• Pasi të keni fikur ventilatorin ftohtës, mos
mbani ushqime të pambuluara në pajisje.
Lagështia mund të kondensohet në pajisje
ose në dyert prej xhami.
2 electrolux
Comentarios a estos manuales