
10.6 Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës ka katër panele qelqi.Mund
të hiqni derën e furrës panelet e
brendshme të xhamit për t'i pastruar.
Dera e furrës mund të
mbyllet nëse përpiqeni t'i
hiqni panelet prej xhami
përpara se të hiqni derën.
KUJDES!
Mos e përdorni pajisjen pa
panelet prej xhami.
1. Hapeni derën plotësisht dhe mbani
dy menteshat e saj.
2. Ngrini dhe rrotulloni levat mbi dy
menteshat.
3. Mbylleni derën e furrës deri në
gjysmë në pozicionin e parë të
hapjes. Më pas tërhiqeni përpara dhe
hiqeni derën nga vendi.
4.
Vendoseni derën mbi një leckë të
butë në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
5. Kapeni kornizën (B) në buzën e
sipërme të derës nga të dyja anët
dhe shtyjeni nga brenda për të çliruar
mbërtheckën.
6. Tërhiqeni kornizën e derës përpara
për ta hequr.
7. Mbajini panelet prej xhami të derës
nga pjesa e sipërme dhe nxirrini
jashtë me kujdes një nga një. Filloni
nga paneli i sipërm. Sigurohuni që
xhami të rrëshqasë jashtë
mbështetëseve krejtësisht.
8. Pastroni panelet e xhamit me ujë dhe
sapun. Thajini me kujdes panelet prej
xhami.
Kur pastrimi të ketë mbaruar instaloni
panelet e xhamit dhe derën e furrës.
www.electrolux.com26
Comentarios a estos manuales