
rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë
konsumin e energjisë.
E rëndësishme Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak
lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që
kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal.
Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në
një mbajtëse të posaçme që ndodhet në
pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën
e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të
formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit
dhe rreth e përqark dhomëzës së
sipërme.
E rëndësishme Shkrini ngrirësin kur
shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5
mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
3. Lëreni derën hapur.
4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7. Rivendosni në pajisje ushqimet që
hoqët më parë.
E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla
metalike me majë për të kruar brymën nga
avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos
përdorni asnjë aparat mekanik apo mjete
artificiale për të përshpejtuar procesin e
shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Ngritja e temperaturës së
pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes,
mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike
2. nxirrini gjithë ushqimet jashtë
3. shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët e saj
4. lëreni derën/dyert hapur për të
parandaluar erërat e pakëndshme.
E rëndësishme Nëse pajisjen do ta mbani
të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë
pas herë për të shmangur prishjen e
ushqimit brenda, në rast të luhatjeve
elektrike.
8 electrolux
Comentarios a estos manuales